Berisha paralajmëron protesta të reja kundër vjedhjeve të qeverisë

Berisha ka parlajmëruar sonte nga protesta në komisariate se shumë hpejt do të nisin protestat kundër vjedhjeve të qeverisë me pronat publike.

Shumë shpejt do të fillojë protesta kundër bvjedhjeve të pronave publike dhe ju do ta shihni. Po e paralajmëroj tani. Kundër vjedhjeve të pronave publike sepse kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. Ju e morët vesh që bashkëshorti i zonjës Xhaçka shpallet subjekt i rëndësisë strategjike.

Datën e protestës do të merrni vesh të parët ju, por protesta do të fillojë. Në Butrint së paku del Gjiknuri, i vëllai i tij. Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të qytetarëve në Parlament, në rrugë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha i bashkohet protestës së heshtur në Tiranë. Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri tha se vrasjet apo vetëvrasjet në komisariate nuk duhet të ndodhin dhe sipas tij këto janë vrasje shtetërore dhe autoritetet duhet të marrin masa.

“Çdo qytetar ka të garantuar jetën në çdo vend të lirë. Në Shqipëri është tragjike sepse ka të rinj që shkojnë në qeli të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i Ilvi Metës në Kavajë është rast tragjik dhe dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar. Asnjë nga përgjegjësit kryesor të narkoshtetit nuk ka shqipëruar një fjalqë të vetme për këtë dramë të një të riu që nuk meritonte të humbiste jetën në institucione shtetërore. Por ky është morali i kësaj bande në pushtet që rezation në të gjitha institucionet.”, tha Berisha.

Berisha më tej u shpreh se rasti i Ilvi Metës dëshmoi fytyrën e vërtetë të këtij narkoshteti,.

“Kjo qeveri funksionon si organizatë kriminale që plaçkit këta qytetarë me firma , vendime e rregullore çdo ditë. U faktua se Edi Rama, në Kundërshtim me çdo ligj aplikoi procedurën e negociatave të mbyllura për inceneratorë. Don Agaçi në vend që të zbatonte ligjin i gjeti nofka kësaj procedure për të firmosur. Në asnjë vend të botës, përveçse në luftë nuk mund të firmosen për një çështje 10 dokumente zyrtare në një ditë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …

Leave a Reply