Halli i madh i Ramës

Deputeti Flamur Noka ka reaguar përmes rrjeteve sociale për sulmet e Ramës ndaj SPAK dhe mbrojtjen ndaj Ardian Dvoranit. Noka shprehet se, Ramën e ka zënë halli i madh me rikthimin e Berishës dhe nuk ja mbyll dot gojën me shuk me para, dhe i ulëret SPAK-ut nga paniku.

Reagimi i Nokës

Në këtë vend ka 9 vjet që vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveria e Ramës. “Kolumbi e Europës” por askush përgjegjës! Shqipëria korridor kryesor i tranzitit të kokainës dhe heroinës por askush  përgjegjës!

Shqipëria laborator drogash por përgjegjësi nuk po mban kush! Shqipëria lavatriçe e pastrimit të parave të drogës dhe krimit, e sërish askush deri më tani nuk është përgjegjës!

Inceneratoret i krijuan vetëm për një qëllim: Të kishin një lubi që gllabëron paratë e shqiptarëve! Grupi i strukturuar kriminal që fshihet pas tyre qeveris ende vendin, veçse po u ngushtohet laku, i tmerron rikthimi i Berishës dhe opozitës së vërtetë, se nuk ia mbyll dot gojën me shuk parash e prandaj i ulëret nga paniku SPAK-ut. Hall i madh i ka zënë!

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply