“Tirona” mund Partizanin dhe shpallet kampione

Në “Elbasan Arena” u luajt derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 33-të të Superligës, shkruan Syri.net. Tirana fitoi me rezultatin 2-1, duke marrë 3 pikët, shpallin matematikisht kampione.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me golat e Xhuliano Skukës dhe Taulant Seferit. Sapo fillon pjesa e dytë, Totre me një goditje të ekuilibruar nga jashtë zone, e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar Tiranën në avantazh. Deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe bardheblutë festojnë titullin kampion.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria eleminohet/ Strakosha, lojtari më i dobët i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për t’i dhënë fund ëndrrës për një …

Leave a Reply