Berisha-gazetares së Bolinos: Verbëri militanteske e atij që po u merr pronat qytetarëve me 1 euro

Lideri historik i PD, Sali Berisha duke iu përgjigjur gazetares së Report Tv nga protesta para kryeministrisë, tha se, Karlo Bolino është anëtar i organizatës kriminale.

Kjo deklaratë e Berishës erdhi pas pyetjes së gazetares e cila më pas vijonte të shikonte celularin dhe nuk po dëgjonte përgjigjen për pyetjen që i drejtoi liderit të PD.

“Lëre, mos lexo mesazhet, vazhdo vazhdo po deshe. Të dali një i ri i vdekur ka një verbëri militanteske të atij i cili e vërteta është, me marrjen e pronës qytetarëve shqiptarë me 1 euro, e cila ishte për gjimnaz për atë zonë, nuk është gjë tjetër vetëm anëtar i organizatës kriminale, Karlo Bolino”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply