Superskandali/ Aksidentuesi i Tiranës, trafikant droge i kërkuar nga Interpol, u lirua nga kryepolici

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri të policisë i cili jep detaje mbi autorin e aksidentit të sotshëm tek rruga e Kavjës.

Në këtë mesazh denoncohet se, ka qenë Oltion Bistri, Drejtori i Forcës Operacionele në Policinë e Shtetit ai që ka ndikuar për të liruar pak kohë më parë Ajes Sulejmanin i cili ishte arrestuar nga policia.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Superskandal!

Oltion Bistri, narkokomisari i lartë e Edvinit kishte liruar tre jave më parë trafikantin Ajes Sulejmani!

Ky i fundit ishte i shumë kërkuar prej vitesh në Britaninë e Madhe!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr trafikanti që përpelasi një çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh me makinë sot në Tiranë ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit.

Ky i fundit është emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme të Policisë dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove të shume kërkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin të arrestuar 3 javë më parë me kërkesë të Interpolit për ekstradim.

Policia e ka ndaluar kriminelin disa herë por ai është liruar me urdher të Bistrit! Perveç kësaj sot po me nderhyrje të Bistrit njoftimet e policisë për Sulejmanin kanë ndryshuar disa herë me qellim që të fshihej autori i vertetë i aksidentit të rëndë.

Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri është person me ngarkesa të medha kriminale, i perfshire në kultivim të lëndëve narkotike në vitet 2016 e 17 si ish shef i komesarjatit në Pogradec, si gjobëvënes në drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policisë Ardi Veliu, i kontestuar shumë për këtë emërim edhe nga të huajt.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply