Boçi: Alibeaj në axhendën personale të farsës tallëse të Ramës!

Deputeti i PD, anëtari i kryesisë së grupit parlamentar, Luçiano Boçi i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit. Boçi shkruan se, ‘kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarde e parime e as për procedurë’.

Reagimi i Luçiano Boçit

Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.

Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.

Politikisht procesin e orienton Këshilli Kombëtar dhe grupin e negociatave e përcakton Komisioni i Rithemelimit.

Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi këtë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarde e parime e as për procedurë.

Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e radhës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply