Rama ndryshon buxhetin , i jep Veliajt 7 milionë euro për “party”

Ola XAMA

Qeveria rishikoi buxhetin e ketij viti ne mars, pa u mbushur mire 3 muaj, me argumentin per t’i ardhur ne ndihme shtresave ne nevoje si pasoje e rritjes se cmimeve.

Shtoi fondin rezerve me 60 milion usd per paketen e Rezistences Sociale dhe la 26.5 milion usd per situata te paparashikuara.
Tani pa u bere mire 5 muaj nga fillimi i vitit, e prek serish fondin rezerve per t’ia dhene Ministrise se Kultures dhe Bashkise se Tiranes qe te organizojne evente mqs qenkemi kryeqyteti europian i rinise.

Si ”nder” per kete emer, bashkia do te organizoje 7 milion usd festa!
Tani nese jemi ne krize apo lufte, cfaredo emri qe t‘i vihet, perse duhet prekur fondi rezerve per evente? Fondi rezerve ka logjiken e perdorimit ne emergjenca. Ku eshte emergjenca ketu? Edhe nese nuk i ka parate bashkia, a duhej planifikuar qe me pare, sepse kemi 2 vjet qe e degjojme kete kryeqytetin europian te rinise?

Perse bashkia nuk i financon vete projektet qe ka, mqs te ardhurat e saj edhe nga rritja e taksave te perkohshme, por qe mbeten te perhershme jane rritur? Ku kane shkuar parate qe vjel cdo vit nga 900 mije banore qe ka Tirana? Nuk dalin dot financimet qe japin zyrat nderkombetare per keto evente?

Kur donacioni qe ka dhene Fondi Amerikan per Zhvillim per restaurimin e Parkut te Butrinitit eshte 5 milion euro, ne kembim te administrimit te prones, perse qeveria nuk i jep keto para per pasurite kombetare por i con per “party” dhe ”promocione te festave”?
Perse sa here qe japim koncesione, duhet te ulim taksat e mallrave baze per shkak te rritjes se cmimeve, apo kur duhet te rritim cmimin e energjise nuk kemi para, por per festa dhe ahengje kemi?

About Redaksia2

Check Also

‘Non grata’, Berisha tregon zyrtarët amerikanë që u angazhuan për dosjen në SHBA

“Pres që vendimi i “non grata” të ndryshojë pas fitores së Donald Trump”, u shpreh …

Leave a Reply