Rama urdhëron edhe zarin Manja t’i bëjë presion SPAK për Berishën

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash” thotë se Berisha i cili është shpallur ‘non-grata’ nuk është problem i SHBA-së por i Shqipërisë.

Ai i kërkoi SPAK-ut që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e vrasjes së 4 personave të pafajshëm në Bulevard si dhe për shpërthimin në Gërdec ku humbën jetën dhjetra qytetarë.

“Dua të them dy fjalë për elefantin në mes të drejtësisë së dhomës së re, kur i thonë fjalës. Ai zotëria i shpallur non-grata, si kalorës i korrupsionit dhe kundër demokracisë, nuk është problemi i Amerikës por i Shqipërisë.

Shqiptarët meritojnë të dinë si qëndron drejtësia e re në raport me këtë. Zotëria i famshëm për karshillëkun e tij ndaj ligjit dhe organeve të drejtësisë, të cilave u ka përplasur edhe derën në fytyrë, duke penguar ekzekutimin e urdhërave të tyre pas vrasjes së 4 të pafajshmëve ne bulevard.

Nuk është thirrur kurrë nga organet e drejtësisë, as për ato vrasje, as gjithë atë shpërthim kriminal municionesh që hodhi në erë qindra shtëpi e mori dhjetra jetë njerëzish në Gërdec, as në afera të tjera ku mbiemri i tij ka qenë qershia mbi tortën e babëzisë”, u shpreh Manja.

Gjatë fjalës së tij ai i bëri gjithashtu thirrje SPAK-ut të hetojë edhe djalin e Berishës, Shkëlzenin për pasurinë e tij.

“Drejtësia e re të hetojë Berishën, për vrasjet në bulevard për Gërdecin, për kompleksin “Partizani”. Të hetojë pasurinë e djalit të tij. Kërkoj Drejtësi të barabartë për të gjithë, flas në emër të PS, që ka hapur derën për të kapur të madh e të vogël”, deklaroi Manja.

About Redaksia

Check Also

I paguari nga Rama ofendon shqiptarët e Kosovës pse kanë bojkotuar plazhet e Shqipërisë: Jeni hajvana!

Shërbimet e një servili të paguar nga Rama që ofendon popullin e tij. Nga Berat …

Leave a Reply