Skandali/ Autori i aksidentit u la i lirë pasi i pagoi 200 mijë euro policit të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Rrugën e Kavajës. Në njē postim në rrjetin social “Facebook”, sipas qytetarit dixhital, Berisha shkruan se Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë ishte liruar nga burgu tre javë më parë me urdhër të Oltion Bistrit, mik i Edi Ramës. Berisha shton se Sulejmani ka paguar 200 mijë euro pêr t’u liruar pasi kërkohej nga Interpol dhe do ekstradohej drejt Britanisë.

Ndërkohë thuhet se me urdhër tê Bistrit i cili është Drejtori i Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë sot kanë ndryshuar disa herë njoftimet e policisë që Sulejmani të fshihej.

Postimi i plotë:

Superskandal! Oltion Bistri, narkokomisari i larte e Edvinit kishte liruar tre jave me pare trafikantin Ajes Sulejmani! Ky i fundit ishte i shume kerkuar prej vitesh ne Britanine e Madhe! Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr trafikanti qe perpelasi nje çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh me makine sot ne Tirane ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit. Ky i fundit eshte emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme te Policise dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove te shume kerkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin te arrestuar 3 jave me pare me kerkes te Interpolit per ekstradim.

Policia e ka ndaluar kriminelin disa here por ai eshte liruar me urdher te Bistrit! Perveç kesaj sot po me nderhyrje te Bistrit njoftimet e policise per Sulejmanin kane ndryshuar disa here me qellim qe te fshihej autori i vertet i aksidentit te rende. Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri eshte person me ngarkesa te medha kriminale, i perfshire ne kultivim te lendeve narkotike ne vitet 2016 e 17 si ish shefe i komesarjatit ne Pogradec, si gjobevenes ne drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policis Ardi Veliu, i kontestuar shume per kete emrim edhe nga te huajt

About Redaksia2

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply