40 vjedhje në Spanjë, vetëm 40 ditë burg për zyrtarin e PS

Gjykata e Kurbinit vendosi 40 ditë burg për drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani. Ky afat do t’i lihet në dispozicion autoriteteve spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit të Alfred Prodanit.

Arrestimi i tij është provizor me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.

Burimet bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të Interpolit pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në Spanjë.

Edhe pse para disa kohesh Prodani është akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në 2019 për vjedhje, ai i ka mohuar këto akuza. Prej 9 vitesh, Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Në denoncimin e Sali Berishës në vitin 2019, Alfred Prodani u akuzua se ka vjedhur shtëpinë e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply