Deklarta e fortë e Metës: “Çadra”, teatër mes Ramës dhe Bashës që vazhdon

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar vendimin që ai ndërmori për aktin e shtyerjes së zgjedhjeve lokale në vitin 2019. Në një intervistë për mediat, Meta ka zbuluar detaje të reja rreth këtij vendimi.

Meta theksoi se ishte i detyruar në emër të paqes sociale dhe procesit të integrimit që të shtynte datën e zgjedhjeve lokale.

“Do bëhej një goditje e madhe, kjo ishte e padiskutueshme. I bëra një telefonatë zotit Ruçi si kryetar i parlamentit, që përpara se të bëja këtë akt për shtyrjen e zgjedhjeve ta njoftoja paraprakisht. Me zotin Rama kisha fol më përpara dhe i kam thënë se unë jam i angazhuar për zgjedhje bashkiake shumë partiake, jo për zgjedhje të parakohshme siç kërkonte zoti Basha. Ajo ishte planifikuar si një ditë e zezë për shqiptarët. Unë doja të isha institucional dhe besoja te pjekuria e zotit Ruçi. Besoj gjithashtu se zoti Rama ka qenë në dijeni të asaj që do të ndodhte dhe i interesonte. Pasi nëse do të ndodhte goditja, do akuzohej opozita për këtë çështje. Unë e gjykova që kjo ishte zgjidhja më e mirë në këto rrethana.

Unë mora një përgjegjësi në emër të paqes sociale në emër të shpëtimit të integrimit, kam këmbëngulur në mënyrë të përsëritur për një dialog. Ja ku i keni shkresat që i kam dërguar Ramës për dialog, nuk ishte i interesuar. Por me sa duket as Basha nuk ka qenë, pasi nuk u regjistrua në zgjedhjet bashkiake të shtyra. Ky është një film shumë i qartë, që nga çadra, që nga mos hyrja në zgjedhjet vendore dhe për të vijuar më pas në ditët ku jemi”, tha presidenti Meta.

About Redaksia

Check Also

Chris LaCivita, një nga tre njerëzit më të afërt të Trump, te Berisha me lejen e Departamentit të Shtetit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Medi deklaron se njeriu më i afërt i presidentit amerikan …

Leave a Reply