Duma kundër Alibeajt për Presidentin

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha sot në mbledhjen e konferencës së kryetarëve se nëse maxhoranca e ka seriozisht konsensusin me opozitën për zgjedhjen e një Presidenti konsensual duhet tia lërë opozitës të propozojë emrin e parë.

Sipas saj, opozita nuk ka ndërmend të bëhet fasadë në këtë process.

“Procesi i fundit i zgjedhjes së Presidentit nuk u bën nder juve, por nuk i bën nder as gjithë Shqipërisë. Ju sot vini me një vendim politik që të mos jetë politik Presidenti. Perceptimi që shkon në popull është që ju vetë deklaroni që një President politik është gati gati turp. Ju shpresoni që do ulemi këtu, do bëhemi noterë të procedurave tuaja, do merrni disa kritere nga ne dhe do ti përktheni ju, kjo është një gjë që nuk mund ta merrni. Ju kërkoni të jemi ne fasadë? Ne nuk kemi për tu bërë. Nëse jeni konstruktivë, megjithëse shkoni te 71 votat, është e thjeshtë fare, jepjani propozimin e parë opozitës, të japë emrin opozita dhe nëse doni të tregoni se jeni konstruktivë vini drejt kësaj. Ne nuk bëhemi fasadë”, u shpreh Duma.

Sipas saj “Duhet të dëgjojmë njeri- tjetrin me përgjegjësi dhe seriozitet sepse nëse flisni vetëm me gjuhën e procedurës, është e përcaktuar, mjafton ta lexosh. E çfarë i intereson kjo popullit nëse është shtatë ditë apo gjashtë ditë afati. Në qoftë se ju e keni marrë mvendimin, keni zgjedhur emrin dhe doni ta kaloni me shpejtësi këtë process, jeni në rrugën tuaj por ajo që u themi ne është që nuk është rruga e duhur. Ju propozoni që ne të vimë në 16 te Parlamenti dhe të mos dimë se kush ka qneë rrugëtimi për zgjedhjen e Presidentit? Kjo nuk mund të jetë”.

Por nga maxhoranca u përgjigj Ermonela Felaj, e cila deklaroi se përcaktimi se kush do ta ofrojë emrin e parë është pazar mes palëve.

“Të ndarët e keni ju, e kemi ne është thjeshtë Pazar. Ne nuk kemi hyrë për Pazar. Ne jemi për të respektuar kushtetutën dhe për të dhënë secili kontribut në zgjedhjen e kryetarit të shtetit”, theksoi Felaj.

About Redaksia2

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply