Deklarata e fortë e Imerajt: Nik Muzin ishte gati të dëshmonte kundër Bashës, por…

Prokurorja Elisabeta Imeraj ka folur për hetimin e Lulzim Bashës në dosjen e njohur si “Muzin”. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Imeraj tha se, ajo nuk donte që çështja e Bashës të mbyllej, siç u aludua në disa media, por në fakt ajo donte që Nik Muzin të dëshmonte duke iu siguruar imunitet nga autoritetet shqiptare dhe pastaj çështja të çohej në gjykim.

Pjesë nga biseda

Ylli Rakipi: Ju nisët hetimin për Bashën?

Elisabeta Imeraj: Kur kam mbërritur unë, hetimi kishte nisur. Është intensifikuar me tre prokurorë. Prokurorët janë të pavarur. Unë kam mbajtur qëndrimin tim, që nuk ka rëndësi se si është rezultati, sepse drejtuesi i prokurorisë nuk mund të ndërhyjë, por kam dalë me udhëzimin përkatës, duke bërë të ditur që hetimit t’i shkohet deri në fund.

Lorenc Vangjeli: Ka zëra se ka ardhur një dosje nga SHBA për këtë çështje. Rezultate të hetimit në SHBA?

Ylli Rakipi: A keni patur komunikim me faktorin ndërkombëtar për këtë problem?

Elisabeta Imeraj: Kemi dy momente të cilat do t’i sqaroj. Çështja është e mbyllur tani, ka mbaruar. Prokuroria i është drejtuar organeve në SHBA për ndihmë juridike. Është kërkuar informacion dhe marrja e dëshmisë së Muzin. Në kthim-përgjigje kanë ardhur informacionet, por nuk është bërë e mundur pyetja e zotit Muzin. Në argumentimin e bërë në kthim-përgjigje dhe kërkesën për ndihmë, është arsyetimi se zoti Muzin ka përfituar nga e drejta për të mos folur (në SHBA), ndërsa në raport me organet në Shqipëri, nëse i jepet garanci në mosmarrjen e përgjegjësisë penale, do të jepte dëshminë. Unë personalisht, duke parë zanafillën hetimore, që hetimit i duhet shkuar deri në fund, kam udhëzuar, që prokuroria të mos ketë fazë përfundimtare, por të krijojë mundësinë proceduriale që Muzin të japë dëshminë e tij!

Lorenc Vangjeli: Iu ofrua zotit Muzin imunitet?

Elisabeta Imeraj: Prokurorët vendosn të mbyllej hetimi dhe të shkojë çështja në gjyaktë. Nëse prokuroria do të ishte e centralizuar, drejtuesi i prokurorisë kishte mundësi të shfuqizonte vendimarrjen e prokurorëve të çështjes.

Lorenc Vangjeli: Shihni ju ndërhyrje politike? Ishte kandidat për kryeministër zotëria.

Elisabeta Imeraj: Këtë nuk e di, nuk marr vesh nga politika. Ajo që ka ndodhur është që unë si prokurore… Unë kam qenë kundër mbylljes së çështjes. Po t’i rikthehemi medias, opozita ka pretenduar që Elisabeta Imeraj po bën presion për mbyllje të çështjes.

About Redaksia

Check Also

Sondazhi, 81.5% e shqiptarëve: Qeveri e korruptuar, 63% nuk besojnë tek prokurorët

Anketa IDM, 1 Anketa vjetore e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2023”, zhvilluar nga Instituti …

Leave a Reply