Kapllan-tenderi: Partia jam unë me Enkelejdin, jo Berisha!

Deputeti i Bashës, Agron Kapllanaj foli nëpërmjet një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Partinë Demokratike. Kapllanaj tha se Alibeaj ka qenë ditën e shtunë në Mallakastër dhe ka takuar anëtarët e degës së PD-së.

Alibeaj ka qenë të shtunën në Mallakastër në takim me anëtarët e degës së PD. Në takim kanë qenë anëtarët e kryesisë së kësaj dege, ku dhe unë bëj pjesë. Unë kam qenë i pranishëm si pjesë e strukturës. Ishte një takim ku është diskutuar mbi situatën politike dhe platforma që Alibeaj paraqiti, ishte ajo që i parashtroi parashtroi kundrejt gjithë deputetëve për bashkimin e  demokratëve. Diskutimi ka pasur në fokus bashkimin dhe të fillojmë betejën me PS dhe Ramës si kryeministër.

Kapllanaj tha se zgjedhjet që po bëhen për kryetarin janë zgjedhje që po mbahen nga grupi i Foltores dhe jo nga PD. Ai shtoi se më 22 maj Berisha do garojë përballë vetes dhe do të jetë kryetar i partisë së re me emrin “Shtëpia e Lirisë“, “Foltorja“.

Në momentin që do të ketë vertëtë një garë mendoj se do të ketë më shumë se sa një emër që do të garojnë. Këto zgjedhje janë zgjedhje që mban grupi i foltores, ata do zgjedhin kryetarin e tyre që është paracaktuar. Berisha më 22 maj do të garojë përballë vetes dhe do të jetë kryetar i partisë së re, “Shtëpia e lirisë”, “Foltorja” por jo Partia Demokratike.

Tashmë Berisha e ka bërë fakt partinë e re, thjesht nuk e ka zyrtarizuar në gjykatë. ka dalë në zgjedhjen e 6 marsin me siglën e LSI-së , ndoshta ata bashkohen.

Unë flas përditë me demokratë të bazës me anëtarët, janë të shqetësuar për përçarjen, që në vend që të rikuperohet për fat të keq me lëvizjet që ka bërë grupi i Rithemelimit, me zgjedhjet që bëri me procedurë të përshpejtuar  do të thotë që përçarja bëhet më e madhe. Vetëm frymë bashkimi nuk ka nga Foltorja. Demokratët janë të fokusar për të vazhduar betejën e tyre, të pastër dhe jo si interesi i Berishës për hallin e vet.

Mijëra shqiptarë janë të shqetësuar për korrupsion galopant. Nëse ka njeri që duhet të dalë para SPAK është Rama me shpresën e tij që çdo ditë vjedhin taksat e shqiptarëve dhe përzënë çdo ditë qindra shqiptarë nga Shqipëria. Pastaj le të shkojë para drejtësisë kushdo që ka shkelur ligjin. Ai që ka dëmtuar të ardhmen e shqiptarëve duhet të shkojë të japë llogari. Mua s’ma ndien për asnjë emër.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply