Ronaldo vendos për të ardhmen, u tregon shokëve të skuadrës

Cristiano Ronaldo ua ka treguar shokëve të skuadrës vendimin për të ardhmen e tij. Ylli portugez iu ka thënë shokëve në dhomat e zhveshjes se do të qëndrojë në Manchester United. Për këtë siguron “The Sun”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, 37 vjeçari u ka thënë atyre se do të rri në “Old Trafford” nëse trajneri i ardhshëm i ekipit, Erik Ten Hag e do atë në skuadrën e tij.

Për momentin nuk dihet nëse trajneri holandez llogarit në shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Kjo pasi trajneri aktual i Ajaxit po planifikon ta freskojë ekipin me lojtarë të rinj në moshë.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit mund të jetë një krahë i djathtë për ta, brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Përfaqësuesi portugez madje është i gatshëm të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave” edhe pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, pasi që siç dihet, “Djajtë e Kuq” mbetën jashtë kësaj gare për edicionin e ardhshëm.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply