PD kërkon rezolutë të Kuvendit për dënimin e genocidit serb në Bosnje Hercegovinë

Hartimi i një projektrezolute për dënimin e genocidit të Srebrenicës ka bërë për herë të parë bashkë të gjitha rrymat në Partinë Demokratike. Ideuar nga Tritan Shehu, dokumenti është depozituar në Kuvend në pritje të diskutimit në seancë plenare.

Në fund të tij rezulton se kanë formosur edhe Sali Berisha, Tritan Shehu, Grida Duma, Ina Zhupa, Kreshnik Çollaku, Sajmir Koreshi e Edi Paloka.

Ky është dokumenti i parë ku të gjithë deputetët e PD-së bëhen bashkë që pas vendimit të ish kreut të PD-së, Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar.

Statusi

“Per njohjen dhe denimin e genocidit te Srebrenices, Bosnje Hercegovine”

Shume shpejt edhe per genocidin serb ne Kosove.

Dorezohet ne Kryesine e Kuvendit kerkesen per mocion me debat te finalizuar me Rezolute.

Megjithese i vonuar, ky veprim publik i Kuvendit do te kishte nje rendesi te vecante, ne keto monente te veshtira per Europen, me pasoja destabilizuese ne Rajonin tone, qe vene ne rrezik paqen, bashkejetesen, e rrugen tone te integrimit.

Te kujtosh krimet e te kaluares, te denosh ato, te kerkosh falje nga autoret, eshte nje domosdoshmeri per mos perseritjen e tyre.

11 Korriku kerkohet te shpallet si dita e perkujtimit te atij genocidi.

Pikerisht nen kete optike, shume shpejt do te procedohet me nje inisiative tjeter te ngjashme, per te njohur e denuar publikisht e zyrtarisht edhe genocidin serb ne Kosove.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply