Ivi Kaso: Muça kreu shkelje të rënda gjyqësore

Komisioni i Rithemelimit i ka dërguar ditën e martë një ankesë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me anë të së cilës kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça.

Kjo e fundit më 22 prill pranoi të shqyrtojë në apel ankimimin e Enkelejd Alibeajt, për vendimin e marrë në 25 mars nga ana e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit të shkuar.

Ky hap i ndërmarrë nga “Rithemelimi”, sipas anëtarit të Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso, ishte i paralajmëruar.

Në një lidhje direkte për ABC, Kaso tha se, Muça ka kryer shkelje të rënda gjyqësore dhe për këtë duhet të skanohet edhe nga vettingu.

I pyetur se çfarë kanë paraqitur pranë KPK kundër gjyqtares, Kaso tha se, asgjë tjetër veçse veprimet e saj të cilat ai i cilësoi kontradiktore për çështje të njëjta.

Po ashtu, përfaqësuesi ligjor i “Rithemelimit” tha se, ankesa e tyre në KPK nuk ndikon në proces pasi gjyqtarja në fjalë nuk e ka më në dorë çështjen e cila tashmë është në Apel.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …

Leave a Reply