Prill: Shënohet rritja më e lartë e çmimeve që nga 2002, inflacioni arrin në 6.2%

Sali Berisha

Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit.

Ne prill çmimet e ushqimeve dhe sherbimeve baze u rriten nga 10 -22 perqind ne Shqiperi!
Bordet apo shushunjet e qeverise kontribojne me veprimtarine e tyre ne rritjen e çmimeve dhe perligjien e saj.
Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe sherbime.
Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe okigarkeve, te cilat te blera nga oligarket vetem perligjin rritjen e papermbajtur te çmimeve. sb

Muaji prill ka shënuar një tjetër rekord në rritjen e çmimeve të shportës. Familjet shqiptare në muajin prill kanë blerë produktet ushqimore dhe kanë paguar më shumë për shërbime të tjera si transporti, krahasuar me muajt e tjerë. Ushqimet bazë dhe transporti janë kategoritë më të prekura.

Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 6,2%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Në muajin mars, u shënua rritja më e shpejtë e çmimeve që nga viti 2002. Inflacioni në gjatë këtij muaji arriti në 5.7%, ndërkohë që në muajin prill inflacioni ka arritur në 6.2% duke shënuar rritjen më të lartë që nga 2002.

“Inflacioni tregon rritjen e përgjithshme të ofertës monetare (parasë) në një ekonomi të caktuar në një periudhë të caktuar. Një nga efektet që mund të shoqërojë inflacionin (dhe që shpesh ngatërrohet me të) është edhe rritja e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve. Zhvlerësimi i monedhës kur me një sasi të caktuar monedhash blihen më pak prodhime se sa përpara zhvlerësimit, quhet inflacion.”
Krahasuar me një vit më parë, në prill 2021 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %.

Sipas INSTAT, mallrat që janë rritur më shumë janë ato jetësore si, buka, vaji, zarzavatet, sheqeri etj. Shqipëria ka dhe çmimet me të larta krahasuar me vendet e rajonit, të cilat gjithashtu kanë marrë masa për të mos ekspozuar qytetarët ndaj krizës.

Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit tyë tyre në këto kategori.

Indeksi i çmimeve të ushqimeve sipas kategorive: bukë, drithra, mish, peshk, vaj, qumësht, djathë, vezë. fruta, zarzavate etj. Burimi: INSTAT
Gjatë 2022 produktet ushqimore, shërbimet si transporti, nafta, gazi kanë shënuar rritje. Kjo bëri që mijëra qytetarë të protestonin në shesh. Rritja e çmimeve ka prekur edhe vendet e tjera të rajonit, të cilët kanë marrë disa masa për të mos ekspozuar shtresat më të varfra të shoqërisë përballë kësaj krize. Protestuesit në Shqipëri paraqitën disa kërkesa për qeverinë.

Sakaq, ndikuar nga kriza globale si pasojë e luftës në Ukrainë, Banka Botërore dhe BERZH ulën parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, pritet që prodhimi të tkurret me më shumë se 4.1% në vitin 2022

About Redaksia2

Check Also

VOA: Breshëri bombash molotov ndaj qeverisë dhe Bashkisë, Berisha kërkon qeveri teknike

Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e …

Leave a Reply