“Truri i Putinit” zbuloi planin e Rusisë për Ballkanin

Ndërsa Evropa dhe bota shënuan Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe shprehën mbështetjen për Ukrainën, mendimtari politik ultranacionalist rus Alexander Dugin, i ashtuquajturi “truri i Putinit” dhe mentori i Presidentit rus, prezantoi axhendën gjeopolitike të Rusisë për Ballkanin.

Ivana Stradner, doktoreshë juridike nga Berkeley dhe bashkëpunëtore hulumtuese në Institutin Amerikan të Sipërmarrjes në Uashington, fokusi i së cilës është ligji dhe siguria ndërkombëtare, paralajmëroi për këtë fjalim, duke theksuar se 30 sekondat e fundit të fjalimit janë të frikshme.

“Unë nuk kam asnjë qëndrim politik për Serbinë, sepse Serbia është dashuria ime. Ne kuptojmë gjithçka, edhe miqësinë, edhe disa detyrime ndaj Perëndimit. Ne kemi marrëdhënie të tilla me serbët që praktikisht nuk mund t’i vlerësojmë politikisht, kjo është një ndjenjë e përgjithshme e përbashkët. Pra, ne do të qëndrojmë me Serbinë kur të mundemi dhe kur nuk mundemi, pasi traditat tona, shoqëritë tona do të mbeten vëllazërore, madje edhe më shumë se kaq,” tha Dugin kur u pyet për qëndrimin e Serbisë ndaj politikës dhe agresionit rus kundër Ukrainës.

Më tej, ai vlerësoi se e kupton se çfarë po bëjnë politikanët serbë, si në Serbi ashtu edhe në Bosnje.

“Ne e kuptojmë plotësisht atë që po bën Vuçiç dhe e vlerësojmë vërtet atë që po bën Dodik në Bosnje. Kjo ndihmon në një situatë kritike kur kemi sanksione kundër Rusisë, është një akt heroik. Do t’i kushtojë Serbisë…e kanë bërë 30-35 vjet më parë, por kthesa e Serbisë drejt agjendës gjeopolitike ruse të kryengritjes sllave do të vijë dhe do ta shihni kur të formulojmë një qëllim në Ballkan”, shtoi Dugin, duke përfunduar:

“Duhet të përfundojmë atë që kemi filluar…”

Stradner theksoi se kjo është gjithçka që duhet të dini për qëllimet e Kremlinit në Ballkan.

Shumë autorë paralajmërojnë se duhen pasur parasysh ngjarjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nëpër të cilat po ndodhin përmbysje gjeopolitike prej 250 vitesh.

About Redaksia2

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply