Balliu i përgjigjet Alibeajt: Nuk ka pazar me Edi Ramën, por vetëm përballje!

Anëtari i Komisionit te Rithemelimit, Klevis Balliu, reagoi sërish për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Sipas tij, opozita nuk mund të ulet në tavolinë me një mazhorancë të korruptuar që kërkon të kapë edhe institucionin e kreut të shtetit.

“Enkelejd Alibeaj po përdoret nga Edi Rama për të justifikuar vjedhjen e institucionit të Presidentit.

Zoti Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të diskutuar për çështjen e Presidentit.

Opozita nuk mund të ulet në tavolinë me një mazhorancë të korruptuar që kërkon të kapë edhe institucionin e kreut të shtetit.

Nuk ka pazar me Edi Ramën, por vetëm përballje”, shkruan Balliu.

About Redaksia

Check Also

Dhjetëra familje “pa çati” prej 2019, kryemashtruesi premton shtëpi të reja në 2027

Edi Rama premtoi ditën e sotme se në vitin 2027 mijëra familje do të pajisen …

Leave a Reply