Ndërkohë që Rama përmend afera korruptive si Gërdeci apo edhe 21 janari, ku akuzon ish-kryeministrin Berisha, ky i fundit thotë se afera më e madhe korruptive janë 24 viktimat që humbën jetën nga tërmeti në Thumanë.
Në një komunikim me gazetarët, Berisha deklaroi se ajo që ndodhi në Thumanë si pasojë e tërmetit është një vrasje shtetërore, pasi me dokumente thuhej që ato shtëpi ishin të pabanuara.
“Rama flet për afera, po, i them unë. Nëse ka afera të tmerrshme kriminale të pahetuara janë 24 viktima të Thumanës, të cilat i goditi tërmeti i parë. Me dokumente ishin banesa të pabanueshme, por përgjegjësia e Ramës, e Dakos në Durrës bëri që ata të prisnin vdekjen në shtëpi. Deri më sot janë hetuar vetëm dy ish kryetar komune të PD që nuk kishin lidhje. Asnjë njeri nuk është përgjegjës ndërkohë që Rama është përgjegjës. Vrasjet e Thumanes janë vrasje shtetërore, janë vrasje nga neglizhenca shtetërore”, tha Berisha.