Berisha-Ramës: Publiko dosjen e mashtrimeve që ke dorezuar në Departamentin e Shtetit për Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi SPAK-ut ta marrë nën hetim. Berisha tha sot në mesditë në një bashkëbisedim me gazetarët se Rama ka dërguar raporte në Departamentin e Shtetit të cilat nuk i ka publikuar dot kurrë dhe as nuk i ka dërguar në prokurori pasi janë shpifje.

Ai tha se tani Rama i kërkon SPAK-ut të hetojë shpifjet e tij, teksa e sfidoi t’i çonte në SPAK.

“Pra Edi Rama dhe unë e besoj plotësisht deklaratën e zdh të DASH, ka kërkuar raporte në DASH të cilat nuk i ka publikuar dot kurrë, të cilat nuk i ka dërguar dot në prokurori se janë fund e krye shpifje. Çfarë kërkon tani Edi Rama, i kërkon drejtësisë ‘hetoni shpifjet e mia’, shpifjet e tij. Hetoni se çfarë gënjeshtrash kam bërë unë në DASH se e sheh që laku po i ngushtohet çdo ditë e më shumë se raportet e tij kanë qenë një shpifje fund e krye. Unë i them Edi Ramë publikoji ato. I them Edi Ramës çoji të gjitha ato në SPAK dhe ku të duash”, tha Berisha.

Ai theksoi se se e gjithë kjo fushatë ka vetëm një qëllim, të mbulojë vjedhjet monstruoze që po dalin çdo ditë të Edi Ramës dhe natyrisht të ushtrojë presion ndaj opozitës së vërtetë shqiptare me të cilën e ka absolutisht betejë të humbur. “Nuk ka shans që ta impresionojë opozitën e vërtetë me qëndrimet e tij të dezekulibruara. Me këtë fakton për çfarë i duhet drejtësia Edi Ramës, kundër kundërshtarëve të tij. kaq është por kjo nuk është asgjë e re”, deklaroi Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Alizoti: Ministri i Brendshëm ka frikë të përmendë emrat e banditëve të zonës ku është zgjedhur

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka folur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me eksponentë …

Leave a Reply