Berisha: Rama sulmon drejtësinë, pasi është i kapur në mega-aferën e inceneratorëve

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, doli në konferencë për shtyp për të reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, që sulmoi ashpër drejtësinë. Berisha tha se, Rama po e sulmon drejtësinë, pasi ai është i kapur në mega-aferën e inceneratorëve.

“Prej disa javësh, kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve me një panik të jashtëzakonshëm, merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat janë të denja për Korenë e Veriut apo për regjimin e etërve të tij, ka disa synime.

Së pari, të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë, të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, i cili me firmë e vulë vetëm vjedh. Krijon vetëm mekanizma vjedhje. Dje po kontrolloja të dhënat. Rezultonte se nga viti 2014 deri më sot, indeksi i çmimeve të ushqimeve është rritur 100 përqind. U jap vetëm një të dhënë, shumica e familjeve shqiptare shpenzojnë mbi 50 përqind të të ardhurave vetëm për ushqim, pra një varfëri e frikshme rritet çdo javë e çdo muaj në këtë vend. ndërkohë kryeministri dhe ministrat vazhdojnë të vjedhin pronat dhe asetet publike,” tha Berisha, duke cituar dhe publikuar dokumentet e aferës me firmën e Edi Ramës.

“Me datën 11.11.2014, ministri i Mjedisit Lefter Koka i drejton një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit. Gjashtë ditë më vonë, Koka i drejton sërish një shkresë APP, duke kërkuar dhënien e mendimit për vendimin e sipërcituar. Një ditë më vonë, APP i kthen përgjigje ministrit Koka, duke cituar nenin 22 të prokurimeve publike për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, sipas të cilat mund të përdoret vetëm njëra nga tri procedurat: e hapur, e negociuar dhe me shpallje paraprake. Procedura pa negocim dhe pa shpallje, ligji shqiptar nuk e njeh.

…Don Agaçio u vu në dijeni për këtë. Ai e dinte se procedura e propozuar ishte e paligjshme. Sekretari i Përgjithshëm i mafias, në zyrën kryesore të mafias, të Edi Ramës, thotë se është shpallur procedurë, kur e gjitha ishte antiligjore. Detyra e tij është që të kthejë mbrapsht çdo projektvendim që bie në kundërshtim me ligjin. Duke mos e kthyer atë, ai ka shkelur ligjin. Cila është pasoja? Ky vendim që i del në gjumë Edi Ramës. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmoste për një kontratë dhe një aferë të tillë. Kjo është vetëm një aferë, aferat e tjera janë zinxhir,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply