Gjata-Ramës: Duhet të ndiqesh penalisht për moskallëzim krimi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Çlirim Gjata komentoi me Juli Krisafin në Syri Tv kërcënimet e Ramës ndaj SPAK. Gjata deklaroi se, SPAK ka një mëkat të madh, që ka grushtin e tij të tmerrshëm në lirinë dhe drejtësinë e zgjedhjeve shqiptare, ‘që në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje’.

“Nëse ti del për të disatën herë dhe thua pse nuk arreston Berishën e nuk heton Metën, shantazh është. Nuk do ishte shantazh nëse do merrte një dosje, dhe shiko çfarë shkeljesh janë bërë, na SPAK, ja ku e ke, hetoje. Jo arresto këtë e atë pa fakte”, tha Gjata.

Më tej ai deklaroi se është shkelje penale nëse Rama ka informacione për shkelje dhe nuk i denoncon. Më tej Gjata u shpreh se, nuk mund të kërkojë drejtësi Rama me Ulsi Manjën në krah.

“Nëse ti konstaton që ka shkelje penale dhe nuk e kallëzon, je fajtor dhe duhet të ndiqesh penalisht për moskallëzim krimi”, deklaroi Gjata.

About Redaksia

Check Also

Rama shkon me helikopter “Cougar” në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish një vizitë në qytetin e Vlorës këtë të mërkurë, …

Leave a Reply