Këlliçi: Fatkeqësi, Rama duhet të mbyllet në një isntitucion rehabilitimi mendor

Deputeti demokrat Belind Këlliçi komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK.

Këlliçi tha se, kambanat e alarmit po bien për Ramën i cili është në përplasje me opozitën, ndërkombëtarët dhe drejtësinë. Sipas Këlliçit Rama tregoi se është në panik gjatë kongresit të PS, ku i bëri reprezalje gjyqtarëve, e prokurorëve.

“I drejtohet SPAK-ut, me ambasadorët është në përplasje, Yuri Kim dy ditë më parë me reagimin, shkonte kjo kambanë alarmi për Ramën. Personi që po shantazhon dhe intimidon drejtësinë, është Rama.

Kurth, përplasje me drejtësinë, opozitën, ndërkombëtarët dhe të gjithë ata partnerë që kanë kontribuuar.

Rama çdo ditë para mediave kërcënon, intimidon institucionet e drejtësisë. Ky që flet për etikë, është i njëjti që flet për shpellarë, për çeçen, kamzalinjtë, fyen çdo shqiptar e çdo grua e burr shqiptar.

Ky na flet për moral politik, ndërkohë Rama duhet të mbyllet në një isntitucion rehabilitimi mendor, fatkeqësi që e kemi kryeministër, të mbajë përgjegjësi për dëmet ndaj vendit”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply