UEFA, vendime të rëndësishme për kompeticionet e klubeve dhe Euro 2024

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zhvilluar pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Vjenë, duke paraprirë fillimin e punimeve të Kongresit të 46-të të UEFA-s që fillon ditën e nesërme.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, u miratuan disa ndryshime në formatin e UEFA Champions League, skeduli i ndeshjeve për UEFA Euro 2024 që do të zhvillohet në 10 qytete gjermane si dhe disa rregullore të rëndësishme për mbarëvajtjen e futbollit europian.

Pas një konsultimi intensive me të gjithë aktorët e lojës, Komiteti Ekzekutiv miratoi formatin final dhe listën e aksesit për kompeticionet europiane në nivel klubesh duke përfshirë të ashtuquajturin “Sistemi zviceran” siç parashikohej në vendimin e KE-s më 19 prill 2021. UEFA Champions League do të ketë një shtim të skuadrave nga 32 në 36 dhe do të luajë tetë ndeshje në dhjetë javë, në ndryshim të gjashtë ndeshjeve që luhen aktualisht. Dy vënde do ti shkojnë Federatave që kanë pasur performancën më të mirë në nivel klubesh në sezonet paraardhëse. Një vend do të shkojë për klubin e renditur në vendin e tretë në kampionatin e Federatës që është në vendin e pestë të renditjes së UEFA-s. Vendi tjetër do të dalë nga i ashtuquajturi “Shtegu i Kampionëve”.Duke folur për ndryshimet e miratuar ditën e sotme, Presidenti Ceferin u shpreh se ““UEFA ka treguar qartë sot se ne jemi plotësisht të përkushtuar për të respektuar vlerat themelore të sportit dhe për të mbrojtur parimin kyç të garave të hapura, me kualifikim të bazuar në meritat sportive, plotësisht në përputhje me vlerat dhe modelin sportiv evropian të bazuar në solidaritet. Ne jemi të bindur se formati i zgjedhur arrin ekuilibrin e duhur dhe se ai do të përmirësojë ekuilibrin konkurrues dhe do të gjenerojë të ardhura që mundtë shpërndahen në klube, liga dhe në futbollin bazë në të gjithë kontinentin tonë, duke rritur popullaritetin e garave tona”, – nënvizoi Ceferin.

Komiteti Ekzekutiv miratoi gjithashtu skedulimin e ndeshjeve për turneun final UEFA Euro 2024 që do të zhvillohet në dhjetë qytete në Gjermani nga 14 qershori deri në 14 korrik 2024. Ndeshja hapëse e turneut do të zhvillohet në Fussball Arena në Mynih ndërkohë që finalja do të luhet në Olympiastadion në Berlin. Për herë të parë qytetet janë përqendruar në një ndarje “Veri/Veri-Lindje”, “Perëndim” dhe “Jug”. Ndeshjet në çdo grup do të zhvillohen në qytetet të afërta për të reduktuar distancat për të dy skuadrat dhe fansat, si dhe për të favorizuar fansat dhe delegacionet e skuadrave që të udhëtojnë me trena ose autobusë nga qendrat e tyre stërvitore.

Gjithashtu Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori vendimin që finalja e UEFA Conference League për vitin 2023 të zhvillohet në “Eden Arena” të Pragës më datë 7 qershor 2023. Lisbona është përzgjedhur si qyteti që do të presë Kongresin e 47-të të UEFA-s në 5 prill 2023. Gjithashtu, u miratua edhe rregullorja e licencimit për UEFA Women’s Champions League. Një rregullore që synon të promovojë pjesëmarrjen në futboll si dhe të kontribuojë për zhvillimin e futbollin të vajzave dhe grave.

U miratuan edhe rregulloret e mëposhtme:

2022/2023 UEFA European Men’s Under-17 dhe Under-19 Championship

2022/2023 UEFA European Women’s Under-17 dhe Under-19 Championship

2022/2023 UEFA European Men’s Under -19 Futsal Championship

2022/2023 UEFA Region’s Cup

U miratuan disa rregullore teknike:

Rregullorja Disiplinore (Edicioni 2022)

Rregullat procedurale dhe ato të qeverisjes për UEFA Club Financial Control Body (Edicioni 2022)

UEFA Club Licensing Quality Standart (Edicioni 2022)

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u përcaktua të zhvillohet në Hvar, Kroaci, më 20 shtator 2022.

About Redaksia

Check Also

Zidane dëshiron të drejtojë një ekip në Serie A

Zinedine Zidane mori pjesë në premierën e një dokumentari për ish-trajnerin e Italisë dhe Juventusit, …

Leave a Reply