Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas skandalit të Edi Ramës në konferencën e sotme me gazetarët nga selia e PS.
Kryeministri lëshoi fyerje ndaj gazetarit të A2, pasi ky i fundit i bëri një pyetje të drejtpërdrejtë për njeriun e dosjes 184, Ulsi Manja, sot ministër i Drejtësisë.
Numri dy i LSI shkruan në rrjetet sociale se Rama flet vetëm budallëqe dhe iu drejtua atij përmes një shprehje italiane: “La mamma dei cretini e sempre incinta”.
Reagimi i Vasilit
Këtij Ramës, që flet vetëm budallëqe i rri kaq mirë shprehja italiane:
“La mamma dei cretini e sempre incinta”
Në shqip: (Nëna e budallenjve është gjithmonë me barrë)