Basha futet në Parlament vetëm pasi sigurohet që është larguar Berisha

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha u fut në seancë në momentin që lideri historik i PD, Sali Berisha kuishte dalë jashtë Kuvendit.

Basha nga foltorja e Kuvendit ka përshëndetur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe kërkoi që Shqipëria të japë mbështetje maksimale duke lobuar.

“14 vite pas shpalljes së Kosovës së pavarur rajoni ka përjetuar një çlirim nga makthet e luftës dhe investimi në Kosovën e pavarur, e drejtave të barabarta, krah për krah vendeve anëtare të NATO-s është investimi më i suksesshëm i demokracive perëndimore.

Por sot kemi rastin të përshëndetim një zëri, një moment kyç, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ndjej një kënaqësi të dyfishtë. Nuk ka si të jetë ndryshe. Progresi i Kosovës është domethenës. Kosova ka provuar në cdo rast kur është përballur me sprova elektorale dhe për ta mbajtur të ngrirë konfliktin dhe kur është përballur me zgjedhjen mes dhunës dhe kaosit, respektimit të të drejtave të njeriut, se ka qenë në vendin e duhur.

Ndaj thirrja ime e parë, u drejtohet instancave të shtetit të japin mbështetjen e nevojshme, ta konsiderojmë jo një hap të izoluar, por hap për përfshirjen në të gjitha organizatat”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply