Meta: Tejet i zhgënjyer nga rrëzimi i rezolutës kundër genocidit në Srebrenicë

Presidenti Ilir Meta reagoi ashpër kundër rrëzimit të rezolutës kundër genocidit serb nga mazhoranca socialiste.

“Tejet zhgënjyes votimi KUNDËR i mazhorancës ndaj projekt-rezolutës së paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e genocidit të serbëve të Bosnje-Hercegovinës në Srebrenicë në korrik të 1995.

Në kushtet e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm rus kundër Ukrainës, dhe kur në rajonin tonë vërehen përpjekje të shtuara për të mohuar genocidin serb në Srebrenicë dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të shprehte me solemnitet dhe vendosmëri të plotë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar kundër genocidit barbar, që mori jetët e 8372 njerëzve në Srebrenicë.

Jam tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor”, shkruan Meta.

About Redaksia

Check Also

Inceneratori fantazëm i Tiranës mori 3,8 milionë euro në 4 muaj!

Teksa investimet publike nga buxheti i shtetit kanë pësuar rënie të ndjeshme si me planin dhe …

Leave a Reply