Noka: Basha marrëveshje të fshehtë me Ramën për të varrosur hetimin e patronazhistëve

Deputeti i PD, Flamur Noka duke folur në sallën e parlamentit, ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës, se ka bërë marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën, për të varrosur Komisionin Hetimor për patronazhistët. Sipas Nokës, me këtë marrëveshje u varros edhe çështja e patronazhistëve.

“Ky akt është një hipokrizi e rëndë me të cilin qeveria e Ramës, tallet me shqiptarët. Rama dhe ata që e ndjekin, duhet të ndajnë, a janë pro kësaj rezolute, apo kundër.

Sot është koha të kujtojmë mburrjen që Rama, bënte para shqiptarëve për sistemin e patronazhistëve.

Shqiptarët kanë parë me sytë e tyre, se si Edi Rama krijoi dosje për 1 milionë shqiptarë, me llogari bankare, adresa, targa. Këto janë vetëm për të shantazhuar votuesin, për të blerë votën. Kjo qeveri e përdor këto dosje, për të kërcënuar shqiptarët.

Por në këtë tallje, Rama nuk është i vetëm, sepse vetë nuk mund të varroste masakrën e 25 prillit. Rama për të zhvilluar këtë masakër pat edhe aleatë.

Ky megaskandal nuk u denoncua asnjëherë nga opozita, thjeshtë ishte një portal Lapsi, që e denoncoi dhe ngriti alarmin për këtë megaskandal. SPAK në vend që të hetonte të dhënat, ju turr zyrave të medias, a thua se aty kishte ndodhur një krim i madh.

Opozita heshti dhe ky krim nuk u hetua asnjëherë. U bë presion nga disa deputetë të PD-së, për të ngritur një komision hetimor, për këtë masakër zgjedhore. Për patronazhistët.

U ngrit, por ky komision u asgjësua, asnjë raport asgjë. Toni Gogu po të ishte këtu do të na bënte një sqarim, se pse u mbyll ky komision.

Çfarë pyetjesh përvëluese bëri ai, çfarë plagësh hapi. Pastaj u bë një marrëveshje e shumë e fshehtë, Rama-Basha, Enkelejdi dhe Gazi dhe e varrosën komisionin hetimor të zgjedhjeve dhe së bashku me të u varros masakra elektorale e 25 prillit. U varros çështja e patronazhistëve. U tret si kripa në ujë, komisioni që do të nxirrte masakrën para ligjit.

Edhe SPAK nuk lëvizi, pasi kishte një dakordësim që kjo çështje të varrosej”, tha Flamur Noka.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Që prej ardhjes së PS në pushtet pensionet nuk janë rritur asnjëherë!

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit,  ka folur për pensionet. Ajo tha …

Leave a Reply