Media boshnjake “Novi Pazar” u ka bërë thirrje të gjithë Bosnjës që të bojkotohen produktet e Shqipërisë dhe bregdeti, pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.
Kjo media ka kërkuar që të bojkotohen edhe mediat shqiptare, si dhe transporti, transmeton Paparaci.
Më tej ata kanë kërkuar nga kosovarët që të mos shkojnë në Shqipëri.
“Duke filluar nga sot, ju bëjmë thirrje të gjithë boshnjakëve që të bojkotojnë të gjitha produktet nga Shqipëria, deti shqiptar, transporti, mediat. Për kosovarët ka rendësi që të mos shkojnë në Shqipëri!!!”, shkruhet në postimin e tyre.
Tutje ata kanë theksuar faktin se Shqipëria është vendi i vetë në Ballkan që nuk ka dënuar gjenocidin në Srebrenicë.
Media boshnjake u kërkuar qytetareve që në vend të Shqipërisë të shkojnë në Mal të Zi.
“Duke bojkotuar gjenocidin e Srebrenicës, Shqipëria u bë i vetmi vend në Ballkan që ra në anën e vrasësve! Shkoni njerëz në Mal të Zi këta janë njerëz të vërtetë dhe vëllezër të vërtetë!!!”, shkruhet tutje.
Krejt në fund ata kanë pasur edhe një mesazh për Edi Ramën.
“Turp te kesh Edi Rama!!!”, përfundon postimi.
Krahas këtij mediumi edhe mediumet si radiosarajveo, klix.ba e ba.n1 kanë raportuar për mosvotimin e rezolutës dhe përplasjes së deputetëve socialistë me ish-kryeministrin Sali Berisha.