Ambasadorja e SHBA Yuri Kim iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për shpalljen e tij non grata nga SHBA.
Ajo u shpreh në “Open” në News 24 se deri më sot 200 persona janë shpallur non grata nga SHBA dhe asnjë prej tyre nuk është anuluar.
Kim foli edhe për dorëheqjen e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. “Jo. Siç e dini, ne nxorrëm një deklaratë kur Z. Basha dha dorëheqjen, duke shprehur respekt për vendimin e tij”, tha Kim.
Eni Vasili: Zoti Berisha ka thënë, ka deklaruar se dezinjimi mund të anulohet nëse ndryshon administrata në Shtetet e Bashkuara. Sa e vërtetë është kjo?
Ambasadorja Kim: Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsioni domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre. Nga këta, zero raste janë zmbrapsur. Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet.
Eni Vasili: Gjithsesi, u zhvilluan disa zgjedhje të pjesshme lokale më 6 mars. Një kritikë tjetër që ju bëhet gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës ka të bëjë me votën e 6 marsit dhe dua të di si e keni interpretuar ju. Duket se nga kjo vote iu dha prej demokratëve një mbështetje Komisionit të Ri-Themelimit dhe Z. Berisha. Gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës vjen kritika se ju jeni kundër vullnetit të demokratëve, pra shumicës së tyre. Keni një koment?
Ambasadorja Kim: Mendoj se votuesit shqiptarë kanë të drejtën që t’i marrin vetë vendimet e tyre. Ne do të shpresonim që ata do t’i merrnin vendime te tyre duke marrë në konsideratë të gjitha faktet e disponueshme.
Eni Vasili: A keni ju një koment apo qëndrim për dorëheqjen e ish-kryetarit, Z. Basha?
Ambasadorja Kim: Jo. Siç e dini, ne nxorrëm një deklaratë kur Z. Basha dha dorëheqjen, duke shprehur respekt për vendimin e tij.