Shehu paralajmëron një tjetër rezolutë në Kuvend për gjenocidin serb

Deputeti i PD dhe inisiatori i Tritan Shehu relozutës që dënonte gjenocidin serb në Serbrenicë, ka theksuar se, arsyeja se përse mazhoranca socialiste e rrëzoi është se kryeministri Rama është i ndërvarur nga Vuçiçi.

Në një intervistë për Koha Tv, Shehu ka paralajmëruar se po përgatisin një tjetër rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Intervista, Koha TV, Prishtinë

Rezoluta e djeshme, e para e ketij lloji ne Shqiperi, u paraqit në Kuvend, ne perputhje me procedurat e tij.

Aresyet e paraqitjes jane te gjera dhe serioze.

Qofte keto historike, qofte te lidhura me aktualitetet ne Europe e Rajon.

Kujtesa e masakrave, genocideve, kerkimi i faljes per ato jane te rendesishme edhe per mos perseritjen e tyre.

Maxhoranca fatkeqesisht e rrezoi aprovimin e kesaj Rezolute, teresisht ne frymen e asaj te PE, si ne Konferencen e Kryetareve ashtu dhe ne seancen plenare, duke krijuar nje skandal te vertete, nje akt tejet negativ.

Ne politike kane rendesi qendrimet publike te Parlamentit, deputeteve etj.

Parlamenti “flet” me Rezoluta e vendime

Kjo pengese transversale per Rezoluten ndodhi per shkak te interferencave te Serbise e Vucicit, per shkak te nje ndervarje te Rames ndaj tij.

Ketu nuk kemi te bejme me inate e qendrime personale, kemi te beje me pozicionime politike.

Argumentat cfajesuese te tilla, te atyre qe kryen kete gabim fatal, jane per te qeshur e per te qare.

Jemi duke pregatitur tashme nje Rezolute te re, kete here per genocidin serb ne Kosove.

Ndersa Ballkani i hapur eshte “kufoma” e Jugosllavise se Re e “ngjallur nga Vucic.

Ai eshte nje projekt anti europeist, qe i sherben hegjemonise ekonomike e politike te Serbisev ne Rajon e zbehjes se Kosoves sovrane.

Ai synon te na devijoje per ne Lindje, edhe nepermjet Unionit EuroAsian te Moskes, ku Serbia ben pjese.

Ai i kundervihet projekteve europiane si Procesi i Berlinit.

Rajoni yne ka nevoje per projektet e BE, qe te na mbledhin se bashku nen lidershipin e Brukselit.

Kjo na afron midis nesh dhe na drejton drejt Perendimit.

Per ne shqiptaret e shumicen e Rajonit nuk ka te ardhme tjeter pervecse asaj Perendimore e Europiane, cdo tjeter do te ishte tragjike.

About Redaksia

Check Also

Takimet në Durres të demokratëve janë një shpresë për ndryshimin

Ka të rinj dhe të reja në takime,. Ka qytetarë dhe shpresë për ndryshimin në …

Leave a Reply