Nga Fieri ku takoi demokratët, në vijim të turit për zgjedhjet e 22 majit, Sali Berisha tha se Partia Demokratike ktheu votën. Pa votën, tha Berisha, PD nuk mund të ecte përpara. Pavarësisht nga vështirësitë, tha Berisha, sot Partia Demokratike është shndërruar në opozitë e vërtetë dhe kjo po ndjehet në më pak se 4 javë.
“Po nuk kthyem votën, përpara ne nuk ecim. Arritëm një stacion, e arritëm me vështirësi, sepse kishim kundër establishmetin bënte çdo kundër jush, bënte çdo gjë për të kundërshtuar këtë proces, kishim kundër edhe një pseudo-opozitë që u shndërrua në vegël të saj, procese gjyqësoire etj, por ne ia dolëm, arritëm këtu. Dhe kjo do të thotë që një mision tjetër më i madh, më i vështirë, ne na pret përpara. Ne këtë stacion që kemi patur nuk ishte një qëllim në vetvbete, sigurisht tani jemi një opozitë e vërtetë dhe ju keni konstatuar se brenda 3-4 javësh kjo ka filluar të ndjehet edhe në jetën politike e kudo. Por një PD opozitë e vërtetë është dhe duhet të jetë thjesht një mjet për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo situatë absolutisht nga më të vështirat. Në pamje të parë, të duket se gjërat lëvizin, por në fakt, në thelb lëvizin në drejtimin më të gabuar dhe në kundërshtim jetik me interesat tona. Çdo njeri i qytetëruar ka interesat e saj, por për çdo njeri të qytetëruar interesi i parë është interesi kombëtar. Është interesi i të gjitha interesave. Dhe nëse nuk qëndrojmë për të mbrojtur atë interes, ne shkojmë drejt shpërbërjes”, u shpreh Berisha.