Demokrati-Berishës: Rikthimi juaj po krijon atak kardiak tek pushteti!

Një nga demokratët që mori fjalën gjatë takimit të ish-Kryeministrit Berisha në Fier, tha se, rikthimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në krye të PD po krijon atake kardiake te kundërshtarët politikë.

Sipas qytetarit, beteja e Berishës ëshë e ndarë në dy fronte pasi në njërën anë është kundërshtari politik dhe nga ana tjetër janë grupi i renegatëve brenda PD-së.

Përshendetje doktor dhe mirëseerdhe mes nesh. Ju vini nga një betejë në dy fronte, nga fronti kundër kundërshtarëve tanë politikë por edhe nga një front i ri kundër renegatëve tanë dhe këtë ju e realizoni pasi keni shpirtin e një djali të ri.

Një proverb franceze thotë se, jam i vjetër aq sa dukem por jam i ri aq sa ndihem. Dhe pikërisht ky shpirti i juaj rinor do ta përballojë me sukses këtë fushatë deri në fitore.

Ju jeni doktor kardiolog me profesion por jeni kthyer në doktor që po shëron zemrat e përvëluara të demokratëve dhe rikthimi juaj po krijon atake kardiake te kundërshtarët tuaj. E kemi parë si po dalin dhe ulërijnë në televizionet që paguajnë vetë. Qëndroni fort doktor pasi beteja është e vështirë dhe kërkoj të tregoheni pak më i ashpër me grupin e renegatëve.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply