Reagimi: Në takimin e Alibejat, punëtorët e Agron Kapllanit dhe njerëz të PS

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka qenë në Fier, siç njofton vetë në rrjete sociale, me anë të disa fotove ku shihet me një grusht njerëzish rreth e rrotull, por që ai i quan struktura.

Demokratët kanë reaguar duke rrëzuar versionin e Alibeajt se është takim me strukturat, pasi pjesa më e madhe të pranishmëve sipas tyre nuk kanë lidhje me PD-në. Sipas tyre, në takim me Alibeajn kanë qënë punëtorët e kompanisë private të Agron Kapllanit dhe njerëz të PS.

Demokratët e Fierit shprehen se, “me aq njerëz sa kishte në takim, Alibeaj nuk bëhet dot kryeplak katundi dhe jo më kryeministër.

“As kryeplak katundi nuk mundesh të bëhesh me aq njerëz, jo më kryeministër…Nuk ju votojmë kurrë, së shpejti do të bindemi… Vazhdon mashtrimi i Lulzim Bashës me anëtar falso të importuar…

Avash, avash,do të filloni duke bërë takime nëpër kolibe..Ku i paske gjetur ato apo në një fabrikë këpucësh, se asnjë nuk janë në PD..çfarë strukturash o dështak, nuk e njohim Kapllanajn si kryetar…”, shkruan një nga demokratët, duke e nxjerrë zbuluar Alibeajn.

Demokratët kërkojnë llogari nga Alibeaj, për marrëveshjet e Lulzim Bashës me Ramën si dhe për humbjet e njëpasnjëshme.

“Të jap llogari për marrëveshjet e Lulit dhe humbjen që mori e fjetën gjumë pas zgjedhjeve. U pajtuan me humbjen dhe një shërbesë ndaj Edi Ramës, ky nuk ka asnjë funksion veçse përçarës me mision…

Ik o Enkelejd se janë foto të vjetra dhe mos u mundo të mashtrosh se të ka dalë boja…Struktura e PD-së është tjetër o njeri pa surrat. Kush e  votoi Agronin për kryetar në Fier, Rama?

Kush je ti o trap..Si s’ju vejn turp që shkatërruat PD-në, Ramoviç…”

Janë të  shumta reagimet e demokratëve kundrejt Alibeajt, i cili ndonëse i shkarkuar vijon të luajë rolin e kryetarit të komanduar të PD.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Boshti qendror i kësaj fushate duhet të jetë ekonomia, ekonomia dhe vetëm ekonomia!

ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me drejtuesit e grupeve të punës …

Leave a Reply