Pse u thirr Yuri Kim në Uashington? Gazetari: Rama ka filluar të ketë probleme me SHBA

Gazetari Robert Papa foli në studion e lajmeve në MCN Tv lidhur me takimin që ai zhvilloi me Ndihmës-Sekretaren amerikane të Shtetit, Karen Donfried. Papa tha se e pyeti zonjën Donfried për deklaratat anti-amerikane të Ramës, pyetje për të cilat pret përgjigje me shkrim.

U fol për vizitën e Blinkenit në NATO. Pjesën më të madhe doktoresha Donfried ia kushtoi NATO-s. Asistent-Sekretarja tha që është kthyer në bumerang ajo që Putini kërkoi me pushtimin e Ukainës.  NATO po vjen në Finlandë, në një vend që ka pasur status neutraliteti prej kohësh. Lidhur me Ballkanin zonja nuk pati dëshirë të përgjigjej. Unë do ta pyesja për vizitën e Kim dhe reagimet anti-amerikane të kryeministrit Rama, dhe afrimin Dodik. Natyrisht pyetjet ia kam nisur të shkruara dhe pres përgjigje’.

Papa tha se peticioni kundër ambasadores Yuri Kim ishte unik, dhe shtoi se beson se kjo është arsyeja pse u thirr në SHBA.

Patëm vetëm një foto me disa ambasadorë pensionistë. Nuk kemi parë foto as nga Shtëpia e Bardhë as nga Shtëpia e Drejtësisë. Politika amerikane vuan prej kohësh nga ambasadorët. Mos ju duket çudi që edhe një ambasadore në Shqipëri të krijojë probleme. Është rast unik që u bë një peticion online dhe prandaj besoj që kjo është arsyeja e thirrjes. Nuk ka sens. Ka 6 ambasadorë të tjerë në Ballkan, a dini ju të ketë ardhur ndonjë prej tyre në Uashington. Jo vetëm në Shqipëri, ka qenë Kristofor Dell në Kosovë. Znj. Kim në sfidën me Berishën s’ka fituar, me reformën në drejtësi ka krijuar shumë kundërshti me shqiptarët. Nuk do të thotë që është Zoti në Shqipëri. Mos ngatërrojmë personin me institucionin. Ka pasur probleme në emërimin e ambasadorëve pa përvojë’.

I pyetur nëse ka lidhje mes vizitës së Kim  në Uashington dhe përgjimeve të Jacobs, gazetari u shpreh:

Nuk e besoj. Herë pas here në segmentet e të huajve në shqiptari ka pasur mediokër dhe të paaftë. Ata harrojnë që shqiptarët janë të zgjuar, të arsimuar, aq më tepër kur trajtohen si fëmijë.  Nëse është e vërtetë ajo që thuhet në përgjime, më krijon shije të keqe. Kam frikë se znj. Kim nuk njeh çfarë ka ndodhur në Evropën Lindore komuniste. Ajo ka bërë edhe gafa duke përmendur fjalët e Hoxhës, do hanë bar. Me gafa të tilla dhe njerëz si Jacobs të krijohen dyshime a është e kapur kjo drejtësi?! Nga Rama, Xhafa, i vogli në bashki’.

Në fund Papa u shpreh se pas vizitës në Uashington gjuha e Yuri Kim është bërë e frenuar, dhe se Rama ka filluar të ketë probleme me Amerikën.

Kjo provon që ajo s’ka qenë privatisht në Uashington. Gjuha e saj është bërë e frenuar. As kush nuk priste që Yuri Kim të mbronte Berishën nga sulmet e Ramës. Rama ka filluar të ketë probleme me Amerikën. Toleranca ndaj korrupsionit të qeverisë së tij po zbehet’.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply