Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, di si të jetë gjithmonë krah klientëve të saj.
Pas shumë turesh për provovimin e një jete sa më të shëndetshme mes “SIGAL UNIQA Vital Truck”, e para dhe e vetmja klinikë lëvizëse në rajon dhe që ka shkelur çdo pëllëmbë tokë të Shqipërisë për të ofruar vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët, SIGAL UNIQA vjen sërish në ndihmë të klientëve të saj me një tjetër mundësi të artë.
SIGAL UNIQA, në bashkëpunim me Family Medical Center, ofron Mamografinë FALAS gjatë muajit Maj, vetëm me paraqitjen e Kartës SIGAL.
Çfarë është mamografia?
Mamografia është metoda diagnostikuese që përdoret kryesisht për diagnostikimin e Kancerit të gjirit.
Mamografia për efekt kontrolli rutinë rekomandohet – për të zbuluar ndryshime të gjirit te femrat të cilat nuk shfaqin shenja, simptoma apo anomali të tjera të gjoksit. Qëllimi i këtyre kontrolleve është të zbulojë kancerin përpara shfaqjes së dukshme të shenjave klinike madje rreth dy vite para shfaqjes së tyre.
Mamografia diagnostike rekomandohet –për ekzaminimin e ndryshimeve të dyshimta të gjirit në rastet kur janë të pranishme shenjat dhe simptomat të tilla si prezenca e një mase/noduli të ri, dhimbje gjiri, ndryshime të pazakonta të lëkurës, shkarkim i gjirit, tërheqje nga brenda e thithave të gjirit.
Mamografia është proçedura që përdor rrezatimin X për vlerësimin e strukturës dhe përmbajtjes së gjirit duke zbuluar masa karakteristike dhe mikrokalçifikime që janë tipike për Kancerin e Gjirit.
Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. Koha është tani, bëje MAMOGRAFINË!
Por nuk mbaron këtu!
Të gjithë klientët që do të kryejnë Mamografinë falas do të mund të marrin siguracionin “JETË PLUS” nga SIGAL UNIQA me çmim preferiencial.
“Jetë Plus”, paketa e siguracionit të shëndetit, unik në llojin e saj në Shqipëri, ju mundëson akses në spitalet dhe klinikat më të mira të botës por ju mbron edhe financiarisht pasi kurimi i sëmundjeve të tilla ka kosto shumë të larta.
“Jetë Plus” është risi e SIGAL UNIQA-s me një mbulim deri në 1 milion euro, si asnjë siguracion tjetër.
“Jetë Plus” ju ofron mundësinë e artë të kuroheni në spitalet më të mira të botës.
Para se të vendosni se në cilin spital do të shkoni për kurim, “Jetë Plus” ju mundëson opinionin e mjekëve të 1 prej 3 qendrave më të mëdha të kurimit në Europë. Kështu, pacienti dhe familjarët e tij do e kenë më të lehtë zgjedhjen e spitalit apo klinikës së duhur.
Përveç kostove të pacientit, “Jetë Plus” mbulon kostot edhe për shoqëruesin e tij.
Por çfarë sëmundjesh mbulon Siguracioni “Jetë Plus”?
Tumoret Malinje (kancer)
Ndërhyryjet kirurgjikale në zemër
Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore
Transplantet nga një dhurues i gjallë
SIGAL UNIQA Group Austria, së bashku më të shëndetshëm…
e-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: +355 68 606 2829