Berisha: Do heqim taksën e “Rrugës së Kombit”! Ajo është një taksë turpi!

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi në Kukës se do të hiqet taksa e Rrugës së Kombit.Berisha tha se, Rama e vendosi taksën në shenjë urrejtje dhe ndëshkim, ndaj Kukësit dhe Kosovës, pse u ndërtua rruga.

“Ju garantoj se taksa e cila është një taksë turpi, do hiqet dhe ajo rrugë ashtu sicc ka emrin sot do të mbetet ‘Rruga e Kombit’.

Ajo është një taksë turpi, një taksë që shpreh jo pak se u vendos në bazë të asaj që Kukësi dhe Kosova kanë marrë shumë dhe duhet të paguajnë tani pse u bë rruga. Taksa urrejtje, si ndëshkim për ndërtimin e rrugës. Nuk ka taksë në Shqipëri në sistemin rrugor.

Të gjitha zonat e Shqipërisë janë më të pasura se Kukësi, qarku i Kukësit është i varfri në Europë, është rreth 14-16 vjet mbrapa Tiranës në tërësinë e vet”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …

Leave a Reply