Berisha: Rama ja ka dhënë bregdetin ministrave dhe klientëve të tij

Ish-Kryeministri Sali Berisha më 22 maj garon për kryetar të PD ndërsa pasditen e sotme ka takuar demokratët e Kukësit teksa shpalosi platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama ja ka dhënë bregdetin ministrave dhe klientëve të tij me të ashtuquajturin ‘investitorë strategjikë’.

Berisha tha se, kur nesër të vijë në pushtet do të dyfishojë rrogat dhe pensionet ndërsa shtoi se do të eliminojë varfërinë ekstreme.

“Ja ka dhënë klientëve të tij, klanit të tij, ministrave të tij me të ashtuquajturit investitorë strategjikë.

Padiskutim që do dyfishoj ndihmat sociale, do dyfishohen rrogat dhe pensionet.

Dhe do zhduket varfëria ekstreme. Nuk do ketë shqiptar që të jetojë në varfëri ekstreme, që jetojnë sot mbi 60 mijë familjet shqiptare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qytetarët ironizojnë takimin e Ramës në Pogradec: “Statistikat e qeverisë janë plot sukses”!

Në këtë ditë të 86-të të protestës, qytetarët kanë ironizuar me pankarta takimin e kryeministrit …

Leave a Reply