In this photo provided by the Serbian Presidential Press Service, Serbian President Aleksandar Vucic, right, shakes hands with Albania's Prime Minister Edi Rama prior to the start of the meeting in Novi Sad, Serbia, Thursday, Oct. 10, 2019. Prime Ministers of North Macedonia and Albania are visiting Serbia to discuss removing trade barriers. (Serbian Presidential Press Service via AP)

Berisha: “Ballkani i Hapur” është projekt i mrifilltë i Vuçiç!

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Kukësi se, nisma ‘Ballkani i Hapur’ është projekt i mrifilltë i Aleksandër Vuçiç. Berisha theksoi se, Serbia nuk njeh asnjë gjenocid ndërsa shtoi se Vuçiç ka qenë në rrafshin ideologjik si Millosheviçi. Më tej Berisha u shpreh se nëse Serbia ka qëllime integruese, nuk mund t’i arrijë ato pa njohur gjenocidet.

Kujtojmë se, kryeministri Edi Rama ka një miqësi të ngushtë dhe është bërë pjesë e nismës ‘Ballkani i Hapur’ që dukshëm është kundër interesave të Shqipërisë.

“Projekt i Vuçiç, i cili nuk njeh gjenocide, nuk njeh gjenocidin serb në Bosnjë e në Kosovë. Kjo nuk mund të kapërcehet.

Natyrisht diplomacia është diplomaci, por Serbia nëse ka qëllime integruese nuk mund t’i realizojë kurrë pa njohur genocidin.

Jo për ta ndëshkuar por për ta ndihmuar, pasi njohja e gjenocidit është një kusht që mos ta përsërisësh më.

Kusht që të bazosh, të transformosh të gjitha qëndrimet, politikat tuaja që mos të përsëritet.

Vuçiç e di se cili ka qenë roli i tij. Nuk them se ishte kryesori, por në rrafshin ideologjik një llojë Gebelsi për Millosheviçin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply