Berisha: Kemi një qeveri që i bën tualet Aleksandër Vuçiçit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në garën e tij për kreun e PD ka folur me demokratët kuksianë edhe për projektin serb të Ballkanit të Hapur.

Berisha theksoi se, në çdo tryezë, Rama mbron mikun e tij Vuçiç dhe nxjerr keq Albin Kurtin, apo kryeministrin para tij dhe klasën politike të Kosovës.

“Ne rithemelohemi në partinë e interesit kombëtar, që sado duket i largët, është interesi i të gjitha interesave. Nuk kemi asgjë tjetër të vaditur, larë, me qindra mijëra jetë njerëzish dhe gjakun e tyre. Ai nuk mund të shkelet kurrë.

Ai është përcaktues për fatin tonë. Do qëndrojmë, do mbetemi ne shqiptarë, apo do të largohemi, tjetërsohemi. Atyre që mund të ju duken të largëta këto pyetje, sjell këto fakte. Ku jemi sot ne.

A kemi sot ne një qeveri që është më e afër me Beogradin se Kosovën. Kemi një qeveri në Tiranë që rrethon Kosovën me konfliktualitet dhe armiqësi.

Kemi një qeveri që i bën tualet Aleksandër Vuçiçit. Në çdo tryezë ku shkon Edi Rama, kur hapet tema e Ballkanit të Hapur, natyrisht aty del Vuçiçi dhe Edi Rama nuk lë fjalë pa thënë, që të nxjerrë të keq Albin Kurtin, apo edhe të tjerët para tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

VOA: Breshëri bombash molotov ndaj qeverisë dhe Bashkisë, Berisha kërkon qeveri teknike

Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e …

Leave a Reply