Berisha pas takimeve në Lezhë dhe Shkodër: Shumë shpejt do jemi shumicë!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, vazhdoi turin e ri në Lezhë dhe Shkodër të dielën. Ndërkohë sot, Berisha publikoi një mesazh të veçantë nga këto takime. “Skënderbeu është frymëzimi ynë,” shkruan Berisha, teksa poston videon.

“Skënderbeu ishte Davidi, që me një guxim të jashtëzakonshëm, me një kurajo mbinjerëzore u përball me Goliathin më të rrezikshëm të të gjitha kohërave dhe qëndroi në kushtet më të pabarabarta. Qëndroi dhe shkroi ato faqe të historisë që janë dhe mbeten frymëzuese për çdo shqiptar.

Danezët kanë një hero, Hegle, ata thonë se Helge na mbron ne edhe në gjumë. Por Helge është mitologjik, por Skënderbeu është real, është frymëzues për secilin prej nesh që të qëndrojmë në kauzën tonë të drejtë. Çdo dashuri tjetër për Skënderbeun, apo adhurim për Skënderbeun, jashtë mesazheve të tij është fake, është e rreme, është e pavlerë.

Kurse ne jemi dhe do të qëndrojmë për frymëzimin e madh që ai na jep ne që të qëndrojmë në kauza të drejta, pavarësisht nga rrethanat. Sot mund të jemi një pakicë, por ju garantoj se me persistimin tonë, ne shumë shpejt do të jemi një shumicë, një shumicë e madhe”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …

Leave a Reply