Bie ashensori me qytetarë brenda në QSUT, tenderin e ashensorit, ata që shisnin kondicionerë

Siguria e ashensorëve është kthyer në një problem të mprehtë në vend ku brenda pak muajsh janë dëmtuar disa persona për shkak të defekteve të rënda. Rasti më i fundit ishte ai që ndodhi mbrëmë në godinën e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT ku mbetën të dëmtuar rëndë një paciente si edhe punonjësi që mbante barrelën si pasojë e rëniës së ashensorit.

Abcnews.al mëson se QSUT kontrakton kompani private për mirëmbajtjen e ashensorëve dhe në rastin në fjalë përgjegjëse ishte kompania “Sulollari Klima”, e cila disa muaj më parë kishte marrë tenderin me vlerë 24 milion lekë me TVSH për të kryer këtë shërbim. “Sulollari Klima” është kompani e specializuar për kondicionerë, por duket se janë ndjerë të aftë edhe për mirëmbajtjen e asheshorëve duke çuar në aksidentin e rëndë mbrëmë.

Mësohet se ashensori u shkëput dh era në katin -1 teksa në të hipen tre persona, një infermiere, një paciente 80 vjeçare si edhe punonjësi që merrej me mbajtjen e barrelës së të sëmurit. Por, ndërkohë që po tentonin të shkonin disa kate më sipër, ashensori shkëputet dhe bie në katin -1 duke i shkaktua dëmtime të rënda të moshuarës si edhe transportuesit të barrelës. Ata mbetën në katin -1 për disa minuta edhe pse me dëmtime trupore deri sa erdhën forcat zjarrfikëse që i nxorën duke i transportuar në Spitalin e Traumës.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcneës.al se policia ka marrë në pyetje infermieret e turnit, të cilat kanë theksuar se ashensori kishte patur probleme edhe më herët, por nuk ishin përballuar me një situatë të tillë. Ato janë shprehur para policëve se shpesh ashensori ngecte mes kateve apo nuk funksiononte shpesh.

Ndërkohë që ka shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.4 teknikun e Sulollari Klima”, përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit, pritet që policia të marrë në pyetje edhe Ardian Sulollarin, pronarin e kompanisë në fjalë, e cila ka detyrimin që të mundësojë sigurinë për përdoruesit e ashensorit.

About Redaksia2

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply