Kokalari: Mike Pompeo nuk ka ardhur për qeverinë, nuk do luftojë opozitën!

Ish-Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, po viziton Tiranën. Ndërkohë aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari shkruan se, kjo është një vizitë private e Pompeos.

Postimi i Kokalarit

Disa gjëra që duhet të keni parasysh nga vizita e Mike Pompeos në Tiranë.

  1. Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare.
  2. Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë një fjalim tek një komunitet jo-shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shume të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverinë e Ramës, as për opozitën fallco me seli te Rruga e Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Amerikës.
  3. Ardhja e tij është koordinuar me ambasadën siç bëhet zakonisht në këto raste dhe zonja Kim ka organizuar disa evente për të, ku hyn dhe konferenca me grupin parlamentar sot, si dhe një çmim te organizuar nga UT dhe kjo me pagesë.

Mos bini pre e filmave që duan t’ju shesin në mbështetje të luftës kundër opozitës shqiptare. Z. Pompeo i është dërguar një shpjegim i detajuar i ngjarjeve politike të fundit në Shqipëri dhe nuk është këtu për të përkrahur axhendën politike të askujt.

Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t’i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria.

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply