Pompeo në Tiranë për Rezistencën Iraniane

Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari zbulon qëllimin real të vizitës së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Tiranë. Ajo ka publikuar në Facebook videon e Pompeo te rezidenca e përfaqësuesve të opozitës iraniane, në Manzë.

Fillimisht ai mori pjesë në nënshkrimin e një marrëveshje për gazifikimin mes Shqipërisë dhe një kompanie private.

Më pas, Pompeo ka udhëtuar drejt Manzës, në periferi të Durrësit, ku ka vizituar Ashraf 3 si dhe është takuar me lideren e opozitës iraniane, Maryam Rajavi.

Pompeo vizitoi selinë e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK) në Shqipëri dhe u takua me Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, siç duket edhe në këto pamje.

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …

Leave a Reply