Ndodhia misterioze e Mikhail Goleniewski, personazh ambig, që pas një rënieje psikotike, u bind se ishte pinjolli i fundit i Romanovëve.
Periudha e pasLuftës së Dytë Botërore, e hyrë në histori si Luftë e Ftohtë, akoma sot ushtron një sharm të pamohueshëm, midis romanticizmit, misioneve aventureske, lojës së dy dhe të trifishtë, personazhe që, si i padështueshmi Ian Fleming apo nga specialistë të tjerë të zhanrit, dhe që në fakt kanë ekzistuar realisht. Një prej tyre është padyshim Mikhail Goleniewski, jeta e të cilit është e shënuar nga nota kontradiktore dhe shqetësuese, përveç misteresh ende të pazgjidhur. Mikhail Goleniewski, ndoshta spiuni më fitimprurës i dyfishtë i arritur ndonjëherë në duart e CIA, oficer i ESBECJA (shërbimit sekret polak), njëkohësisht në borderonë e KGB, nuk dihet se për çfarë qëllimi, përveçse për komoditet apo realisht, përfundoi duke u bindur se është trashëgimtari i familjes Romanov dhe, për pasojë, pretendent për të drejtën e fronit i Carit të të gjithë Rusive.
Nga informator në agjent i trifishtë
I lindur në Nieswiez më 1922, kur territori i përkiste Polonisë dhe sot Bjellorusisë, nuk besonte fuqimisht në kauzën komuniste, të cilës vendi i tij i ishte dashur të uniformohej pas konfliktit të parë botëror. Pasi kishte luftuar në ushtrinë polake gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë nënkolonel dhe u thirr nga ESBECJA, shërbimi sekret, në Varshavë. U diplomua për Jurisprudencë në Universitetin e Poznanit dhe më pas u specializua me një master në Shkenca Politike në universitetin e kryeqytetit polak më 1956. Që në këtë periudhë që u rekrutua nga KGB dhe, në vijim, më 1958, vendosi t’i ofrojë shërbimet e tij Perëndimit.
Fillimisht Goleniewski kishte ndër mend të komunikonte vetëm në formë anonime me Federal Bureau of Investigation, pasi kishte frikë se mos zbulohej dhe eliminohej, duke e ditur se brenda shërbimeve perëndimore, sidomos britanike dhe amerikane, kishte agjentë të shumtë sovjetikë të infiltruar. Më pas mori emrin e koduar “Sniper” për CIA dhe “Lavinia” për Mi-5 angleze dhe u bë kështu një agjent i trifishtë, midis KGB, Mi-5 dhe Central Intelligence Agency. Gjatë 3 muajve të parë me cilësinë e agjentit të trifishtë, Goleniewski demaskoi një urith të ESBECJA brenda shërbimit të informacionit të Royal Navy, në periudhën ku kishte një aktivitet të konsiderueshëm spinazhi rreth Programit Polaris dhe, më pas, përfitoi nga kontakti me CIA për të zbuluar identitetin e një agjenti sovjetik të infiltruar në nivelet më të larta të MMi-6, spiunit George Blake (1922 – 2020), i cili nga ana e tij rezultoi se ishte në dijeninë e pranisë së një agjenti të brendshëm të shërbimeve të Varshavës. Nuk është sqaruar kurrë nëse informatori për të cili fliste Blake ishte apo jo nënkoloneli Mikhail Goleniewski, por mjaftoi dyshimi për ta bindur që të dezertonte dhe kërkonte azil në Shtetet e Bashkuara, më 1961.
Pak kohë përpara se Berlini të ndahej nga ndërtimi i murit, “Sniper” kaloi nga Gjermania Lindore në Gjermaninë Perëndimore dhe u paraqit në ambasadën amerikane, duke takuar disa funksionarë, të cilëve u zbuloi se ishte një agjent i trifishtë, duke kërkuar mbrojtje nga killerat që, sipas tij, ESBECJA kishte dërguar për ta rrëmbyer, nënshtruar për ta pyetur nën torturë dhe, për pasojë, për ta eliminuar. Sipas teksteve “The Spy Who Would Be Tsar” (të Kevin Koogan) dhe “The Spy Who Was Left Out in the Cold” (të Tim Tate), në ndryshim nga pjesa e madhe e dezertuesve që zakonisht “kërkonin një jetë më të mirë jashtë Bashkimit Sovjetik”, duket se Goleniewski e kishte kuptuar se sistemi komunist ishte i gabuar dhe për këtë duhej kundërshtuar. Nuk është e qartë nëse ky ishte realisht mendimi i Goleniewski, megjithatë ishte praktikisht e qartë se agjenti dopioxhokist, që për rreth 3 vite ishte përhapur në Europën e ndarë nga “Perdja e Hekurt”, ndoshta personi me gradë më të lartë, duke parë gjininë e informacioneve të rrjedhura. Sigurisht, Goleniewski e furnizoi CIA dhe Mi-5 informacione me nivel shumë të lartë, përveç listave me emra dhe identitete autentike të agjentëve të shumtë sovjetikë, të infiltruar si në shërbimet sekrete të Gjermanisë Perëndimore, që në përfaqësitë diplomatike amerikane të gjysmës së Europës dhe deri në shërbimet e informacionit të aeronautikës suedeze. Nga Moska, kur ngjarja rodhi, u emetua një dënim me vdekje për tradhëti.
“Rasputini i CIA” dhe çmenduria e “Sniper”
Në vijim të tradhëtisë së tij, sapo e siguruar në Shtetet e Bashkuara, Goleniewski rezultoi burim i dorës së parë për të “djegur” identitetet e agjentëve të dyfishtë në varësi të sovjetikëve dhe, jo më pak, një minierë e vërtetë informacionesh mbi sekretet e Moskës. Sipas një vlerësimi të brendshëm, dorëzuar drejtuesve të CIA në Langley, Goleniewski kontribuoi të demaskojë rreth 1700 spiunë sovjetikë, të infiltruar në shërbimet sekrete, në forcat e armatosura dhe në departamentet qeveritare perëndimore në kulmin e Luftës së Ftohtë. Rekordi i Goleniewski për numrin e agjentëve të infiltruar, ka mbetur e pamundur në historinë e spiunazhit botëror, por qe pikërisht ai ai është fshirë nga historia, prej vullnetit të vetë agjencisë që për një kohë të gjatë e kishte mbrojtur, duke i dhënë deri shtetësinë amerikane me një ligj të posaçëm më 1963. Në këtë pikë, pyetja është automatike: si është e mundur që Michał Goleniewski, në më pak se një dhjetëvjeçar, ka kaluar nga një prej spiunëve më të mirë të Luftës së Ftohtë në kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara? Dhe pse në Langley u vendos të vihej “në naftalinë” një prej burimeve më fitimprurëse të historisë së agjencisë? Sipas historianëve që janë të apasionuar pas ndodhisë, qe një dezertor tjetër që kontribuoi në shkatërrimin e reputacionit të Goleniewski: Anatolij Golitsyn (1926 – 2008).
Dy personazhe të planit të parë, njëri përballë tjetrit. Por kush ishte Anatolij Mikhajloviç Golitsyn? Autor i dy librave të famshëm mbi strategjinë e mashtrimit të praktikuar nga KGB dhe mbi dinamikat e operacioneve në pjesën më të madhe të “Linee” (Departamenteve) në Helsinki dhe në rezidenca të tjera, pse jo edhe mbi metodat e KGB për të rekrutuar dhe menaxhuar agjentë, lindi në Pyriatynin të Rusisë dhe hyri në Departamentin e Planifikimit Strategjik të KGB me gradën e majorit. Me emrin fals Ivan Klimov, u emërua në ambasadën sovjetike në Helsinki të Finlandës si nënkëshilltar. Siç është e njëhur, dezertoi me gruan dhe vajzë, duke kërkuar mbrojtjen e Central Intelligence Agency në dhjetorin e 1961, e cila nuk e la rastin dhe arriti ta çojë nga Finlanda në Suedi e më pas në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Frankfurtit. Ashtu si Goleniewski, edhe Golitsyn takoi drejtorin e Kundërspiunazhit të CIA, James J. Angleton (i quajtur “Kingfisher, 1917 – 1987), të cilit i zbuloi sesi KGB kishte infiltruar mbi 50 agjentë në po aq vende, me instruksione të mëtejshme operative. Si përjgigje, në nëntorin e 1962, kreu i atëhershëm i KGB, Vladimir Efimoviç Semichastny (1924 – 2001), miratoi planin për vrasjen e Golitsyn dhe të tradhëtarëve të tjerë, midis të cilëve Igor Gouzenko (1919 – 1982), Nikolay Khokhlov (1922 – 2007) dhe Bogdan Stashinsky (1931 – gjallë). KGB bëri sforcë të konsiderueshme për ta diskredituar Golitsyn, duke promovuar dizinformacionin mbi faktin se ishte i përfshirë në operacione kontrabande të paligjshme, por CIA e vazhdoi në projekt.
Golitsyn siguroi informacione mbi shumë agjentë sovjetikë, midis të cilëve të famshmin Harold Adrian Russell Philby, i njohur më mirë si Kim Philby (1912 – 1988), Donald Maclean (1913 – 1983), Guy Burgess (1911 – 1963), John Vassall (1924 – 1996), agjentin e dyfishtë Aleksander Kopatzky (1923 – 1982) që punoi në Gjermani dhe në vende të tjera. Megjithëse duke mos qenë në gjendje të identifikojë disa agjentë në mënyrë specifike dhe me emër, si Kim Philby, Golitsyn zbuloi informacione të mjaftueshme për t’i mundësuar Intelligence Service britanik të identifikojë dhe lokalizojë fajtorët. Dezertimi i Golitsyn vuri në lëvizje procesin që e konfirmoi përfundimisht Philby si spiun sovjetik. Golitsyn ishte një figurë shumë domethënëse për inteligjencën perëndimore. Shkrimtari Sër John Hackett dhe vetë drejtori i Kundërspiunazhit të CIA, James Angleton, e kanë identifikuar si “dezertorin më të çmuar që ka arritur ndonjëherë Perëndimin”, historiani zyrtar i Mi-5, Christopher Andrew, e ka përshkruar si një “teoricien të pabesueshëm të konspiracionit”, duke menduar se, pavarësisht të dhënave të inteligjencës të dhëna nga Golitsyn për të qenë të besueshme, disa prej vlerësimeve globale të tij mbi strategjinë sovjetike dhe të KGB qenë të diskutueshme. Në veçanti, ka kontestuar pohimin e Golitsyn sipas të cilit “ndarja kino – sovjetike ishte një farsë për ta mashtruar Perëndimin”.
Golitsyn pohoi se kryeministri i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar, Harold Wilson (1916 – 1995), ishte një informator i KGB. Kjo ka inkurajuar teoritë e komplotit brenda shërbimeve të sigurisë britanike lidhur me Wilson. Gjatë periudhës si president i Board of Trade në fundin e viteve ‘40, Wilson kishte qenë në mision tregëtar dhe ka kultivuar një miqësi me ministrin e Tregëtisë Anastas Ivanoviç Mikoyan (1895 – 1987) dhe ministrin e Jashtëm Vyaçeslav Mikhailoviç Molotov (1890 – 1986) dhe i vazhdoi marrëdhëniet kur laburistët dolën në opozitë dhe, supas materialit të Arkivit Mitrokhin, inuitat e tij mbi politikën britanike u çmuan nga KGB, që do të hapte një dosje me shpresën të rekrutonin Harold Wilson, me emrin e koduar “Olding”, tentativë që gjithësesi nuk çoi në asgjë.
Më tej, Golitsyn e akuzoi KGB se kishte helmuar Hugh Gaitskell (1906 – 1963), pararendës i Wilson si lider i laburistëve, me qëllim që Wilson t’i merrte kontrollin. Gaitskell vdiq pas një sulmi të papritur lupus eritematoz, në sëmundje autoimune. Pohimet e Golitsyn lidhur me Wilson u besuan në veçanti nga oficeri i Mi-5, Peter Wright. Megjithëse Wilson është investiguar në mënyrë të përsëritur nga Mi-5 dhe shfajësuar, brenda shërbimit vazhdojnë të besojnë se ishte njjë agjent i KGB dhe kjo bindje ka pasur një rol në komplote të brendshme kundër tij. Pastaj qe gjithmonë Golitsyn ai që zbuloi se ka qenë aq më pak që instruktori i Lee Harvey Oswald (1939 – 1963) gjatë qëndrimit të tij në Rusi dhe që kishte dijeni për informacione të hidhura mbi vrasjen e John F. Kennedy (1917 – 1963), si edhe të posedonte sekrete të rëndësishme mbi avionin spiun U2, por pohimet e tij u kontestuan në vijim të dy testimeve të dështuara në makinën e së vërtetës dhe në 1/3 u konsiderua pozitiv. Faktikisht, James Angleton e konsideroi Golitsyn të besueshëm dhe e bëri një konsulent të agjencisë, në kontrast me Richard Helms (1913 – 2002), drejtor i CIA, dhe J. Edgar Hoover (1875 – 1972), drejtor i FBI.
“Unë jam Careviçi Aleksej!”
Sipas kërkimeve të kryera në dokumenta të deklasifikuara, CIA do të duhej të konsiderohej si përgjegjësja kryesore e çmendurisë së Goleniewski, i tradhëtuar dhe i diskredituar në pikën sa të shkaktojë një rënie psikologjike që e çoi të besonte se ishte Careviçi Aleksej Romanov, djali i Carit Nikolla i II, i shpëtuar masakrës së Yekaterinburgut, ku familja mbretërore e shfaros nga bolshevikët më 17 korrik 1918 dhe se ka qenë shpëtuar fshehurazi nga Jakov Yakov Mikailoviç Yurovsky (1878 – 1938), autori material i vrasjes së Romanovëve, i cili do ta ndihmonte të kalonte në Poloni, nëpërmjet Turqisë, Greqisë dhe Austrisë. CIA nuk humbi kohë në shfrytëzimin e kësaj teze ekstravagante për ta diskredituar më tej Goleniewski, duke i shtuar dosjes akuzat e vazhdueshme të bëra nga vetë Goleniewski kundër politikanëve perëndimorë që i konsideronte se ishin ish nazistë apo agjentë sovjetikë. Studime historiografike demonstrojnë se Goleniewski lindi 18 vite pas të ndjerit Careviçit Aleksedi, por spiuni rus i apeloi gjithmonë një patologjie të veçantë të pakonfirmuar. Në mesin e viteve ’60, në kopertinën e revistës “Life” u shfaqln si Goleniewski, ashtu edhe Eugenia Smith, e ashtuquajtura Anastasia Romanov. Në kët rast, Smith pohoi se e kishte njohur vëllain Aleksej tek Goleniewski, që nga ana e saj pohoi se kishte njohur tek Smith motrën Anastasia. U krye edhe një analizë ADN mbi trupat e rinxjerra në Jekaterinburg, shumë vite pa vdekjes së Romanovëve, dhe rezultati qe tejmase ekstravagant se të dy patën gënjyer.
Goleniewski vdiq në 1993 në New York dhe deri në fund nlë reshti kurrë se theksuari se ishte Careviçi Aleksej, emër që e përdori edhe në certifikatën e martesës, duke u martuar me Ingrid Kampf në shtatorin e 1964. Nuk u arrit kurrë nga vrasësit e KGB dhe të gjitha sekretet që dinte dhe që nuk i zbuloi kurrë as për hakmarrje, as për para apo për dëshirën e vëmendjes të një njeriu të tradhëtuar dhe renegat, vdiqën me të. Autori i “The Spy Who Was Left Out in the Cold” ka deklaruar se kundërpsiunazhi britanik vazhdon t’i mohojë aksesin në pjesën më të madhe të dokumentave qo mund të zbulonin gurin mungues në ngjitjen dhe rënien e atij që mbahet se ka qenë një prej spiunëve më influentë të Luftës së Ftohtë. Ndodhia është akoma sot plot me pika të errëta, pasi spiuni Golitsyn, me të dalë në të sigurtë në Shtetet e Baskuara, arriti ta bindë James Angleton se vetëm ai ishte një dezertor auetentik që synonte të kalonte në shërbim të Perëndimit dhe se të gjithë të tjerët, parasëgjithash Goleniewsky, qennë ende në shërbim të KGB dhe që i transmetonin informacione Moskës duke u shtirur si “socialistë të penduar”, dhe pavarësisht se si në Langley, ashtu edhe në Londër, Goleniewski konsiderohej agjenti më çmuar i kaluar përtejPerdes së Hekurt deri më atëhere.
Siç është e njohur, nga 1964 CIA nisi të distancohet nga Goleniewski, duke informuar departamentet e tjera të qeverisë se agjenti i vjetër dhe i besuar i dyfishtë ishte “çmendur”. Shtetësia që i ishte premtuar një vit më parë ju mohua dhe ndryshimet e vazhdueshme të identitetit dhe koperturat për t’ju shpëtuar agjentëve të Moskës dhe Varshavës që donin ta eliminonin spiunin, përfunduan për të shkaktuar një gjendje paranojake tek subjekti, që midis dobësisë emotive dhe problemeve ekonomike, përfunduan për ta çmendur vërtet.
Zbulime të reja
Ajo që është bërë e famshme si “enigma e konspiracionit Golitsyn”, ende sot është objekt kërkimet, pasi ndodhia ka pika të shumta të mbetura të errëta. Instituti i njohur i studimeve historike, i specializuar në lëmnin e konspiracionit dhe spiunazhit, John Birch Society (JBS), ka hetuar me thellësi në rastin Goleniewski dhe mbi metodat e përdorura nga KGB për operacione mashtrimi, pisllëku dhe kundërspiunazhi, në vendet perëndimore dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, edhe në dosjet e JBS janë të pranishme elementë që nuk kontribuojnë në zhdukjen e misterit, sidomos nëse konsiderohet se edhe JBS niset nga presupozimi se Anatolij Golitsyn ka qenë një dezertor autentik i kaluar në Perëndim. Nga shqyrtimi i dosjes Golitsyn dhe nga documenta të desekretuara, duket se James Angleton deshi të dinte më shumë mbi aparatin sovjetik dhe sigurisht që kjo nuk duhet të habisë. Në veçanti ishte e interesuar të njihte motivet se pse KGB kishte kaluar nga spiunazhi tek mashtrimi dhe pse aparati ishte riorganizuar.
Golitsyn sugjeroi se gjithçka filloi me një vlerësim të Politbyrosë në mesin e viteve ’50 rreth faktit që Bashkimi Sovjetik nuk do të mbizotëronte një eventuale luftë bërthamore. Pasonte se nëse dëshirohej të fitohej kundër Perëndimit, duhej të përdorte mashtrimin në vend të forcës. Për këtë qëllim, inteligjenca sovjetike do të duhej të merrte detyron e vështirë të manipulimit të informacioneve perëndimore lidhur me liderët politikë. Por pse lidershipi dhe inteligjenca sovjetike do ta perceptonin nevojën e manipulimit të informacioneve mbi liderët perëndimorë, të bazuara mbi informacione të marra qysh nga vitet ‘50? Sipas studimeve të ndryshme dhe siç e ka përshkruar vetë themeluesi i JBS, Robert Welch, tek “The Politician”, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, si edhe pjesa më e madhe e vendeve të NATO, qenë infiltruar tashmë ndjeshëm nga agjentë dhe simpatizantë komunistë dhe ishte miratuar edhe një projekt për të vlerësuar shkallën e influencës apo kontrollin komunist mbi afera ekononmike dhe politike të thuajse të gjitha vendeve të botës.
Golitsyn ka shpjeguar se riorganizimi i KGB në 1958 – 1959 është projektuar për të shmangur çdo dobësi eventuale. Për këtë u krijuan dy entitete të veçanta, domethënë një KGB e brendshme dhe një e jashtme. KGB e jashtme përbëhej nga personel që për nga nevoja duhej të ishte në kontakt me të huaj dhe, për pasojë, ishte vulnerabël. Përfshinte rekrutues dhe vëzhgues të dërguar pranë ambasadave dhe misioneve, atashe ushtarakë, agjentl dizinformimi dhe propagande dhe funksionarë që punonin jashtë vendit. Nga momenti që duhej të ishin në kontakt me perëndimorë, të paktën për të tentuar që t’i rekrutonin, prezumohej se qenë gurë të sakrifikueshëm ose të paktën një pjesë e mirë e tyre. natyrisht, këta agjentë mbaheshin në errësirë për sekrete të rëndësishme, por qenë të stërvitur kinse mbi atë që ishte e “dobishme” t’i furnizohej armikut, në rast se kapeshin. Kurse KGB e brendshme ishte kasaforta e vërtetë e sekreteve, e kufizuar në një numër të vogël oficerësh të besuar, në mbikëqyrjen direkte e Polibyrosë, që planifikonte, orkestronte, kontrollonte dhe analizonte operacionet. Prandaj, pyetja themelore mbetet: si ja bëjnë teoricienët e konspiracionit të vendosin se kush dhe çfarë të besohej kur dy burime të ndryshme (të quajtura të dy autoritare dhe të besueshme) arrijnë në konkluzione të ndryshme, që përjashtojnë njëra tjetra lidhur me argumentin?
Afera Goleniewski është në këtë rast shembulli ideal. Për të hedhur mbi të diskreditim më të madh, nga Moska u përhapën informacione që i vinin përgjegjësinë, për shembull mbi faktin që në Poloni Goleniewski kishte akses në një sasi të madhe informacionesh inteligjence, që përfshinin të dhëna mbi operacionet të rrjeteve dhe të agjentëve sovjetikë, si edhe mbi programet e tyre, metodat operative dhe emrat e tradhëtarëve të botës perëndimore. Pasi kishte arritur një pozicion të lartë dhe kishte grumbulluar shumë të dhëna, Goleniewski mori kontakt me Perëndimin. Nga prilli i 1958 në dhjetorin e 1960 shërbeu vullnetarisht në Shtetet e Bashkuara duke hartuar dhe duke dërguar fshehurati në Shtetet e Bashkuara mbi 160 faqe raportesh sekrete të daktilografuara dhe mbi 5000 faqe me dokumenta top sekret në mikrofilma që kishin të bënin me spiunazhin satelitor sovjetik, shërbimet dhe agjentët e inteligjencës polake dhe të Gjermanisë Lindore në Europën Perëndimore. Me mbizotërim, informacionet lidhur me çështjet ushtarake, ekonomike, politike, inteligjente dhe kundërspiunazhi, lidhur me bllokun sovjetik, dhe mbi 800 faqe raporte të inteligjencës sovjetike dhe polake, që demonstruan rezultatet e operacioneve të tyre në Perëndim. Në vijim të një zbulimi të veçantë të KGB, Goleniewski dhe gruaja e tij u detyruan kështë të arratisen në Perëndim dhe më 12 janar 1961 arritën në Shtetet e Bashkuara, të shoqëruara nga agjenti i CIA Homer E. Roman. Nga kjo datë dhe deri më 14 dhjetor 1963 Goleniewski informoi autoritetet amerikane mbi raportet dhe mikrofilmat tashmë të dërguara dhe tregoi shënime personale mbi 240 agjentë të infiltruar, me emra, identifikime, detyra, pozicione dhe operacione. Më pas puna me CIA lidhur me mbi 2000 raste që përfshinin agjentë të inteligjencës ushtarake polake, të shërbimeve sekrete të Gjermanisë Lindore, të KGB – GRU dhe të tjera akoma. Për sa i përket informacioneve lidhur me Golitsyn, ka qenë rastet efektive të cituara, përtej deklarimeve të bëra nga funksionarë amerikane në audicionin e Nënkomisionit për Sigurinë e Brendshme të Senatit (“State Department Security 1963 – 1965”).
Në janarin e 1975, Goleniewski nisi të botojë një newsletter mujore të quajtur “Double Eagle” për të paraqitur opinionet e tij. Në marsin e 1985 shkroi në dokument të përqëndruar mbi analizën e seleksionuar të përhapjes së dizninformimit sovjetik nëpërmjet botimeve perëndimore. Një pjesë e rëndësishme e këtij dokumenti i kushtohet Anatoli Golitsyn. Goleniewski pohon se pas ardhjes së Golitsyn në Shtetet e Bashkuara në 1962, u konsultua nga referendi i tij tek CIA, Herman Kimsey, lidhur me të ardhurin e ri dhe aktivitetet e tij, sidomos atë të kaluara dhe për statusin e tij në strukturën e KGB. Goleniewski shprehu jo pak dyzime rreth mbështetjes së Golitsyn brenda qeverisë amerikane dhe sidomos në SIS britanik dhe tregoi se në rast qenë domosdoshmërisht të përfshirë agjentë të infilturar mbështetës në Shtetet e Bashkuara dhe në qeveritë e Commonwealth britanik.
Më pas Goleniewski ka vërejtur: “Është motiv dëfrimi të madh, në shkollat e ndryshme të KGB e të GRU në Bashkimin Sovjetik dhe midis disa krerëve ekspertë të agjencive të sigurisë e të kundërpsiunazhit perëndimor, që qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka miratuar si autentik dezertimin e Golitsyn, personifikim i dizinformacionit. Golitsyn është një oficer i rangut të lartë dhe i posteve me prestigj të lartë në inteligjencën sovjetike dhe ka marrë pjesë në mbledhjet e sekretariatit të Komitetit Qendror të kryesuar nga Josif Stalini (1878 – 1953), si edhe një mbledhje të Presidiumit të kryesuar nga Georgij Maksimilianoviç Malenkov (1901 – 1988) dhe në praninë e Nikita Sergejeviç Hrushov (1894 – 1971), Leonid Iliç Brezhnjevit (1906 – 1982) dhe Nikolaj Aleksandroviç Bulganin (1895 – 1975) dhe njihej në ambientet e kundërspiunazhit me emrin Martel”. Nga ana tjetër, theksohej në fakt roli i Goleniewski nuk mund të prodhonte asnjë informacion të vlefshëm kundërspiunazhi pasi prova e vetme e besueshmërisë së tij kishin qenë dezertorët falsë që kishin sulmuar Golitsyn sipas udhëzimeve të KGB, duke e bërë kështu më të fortë versionin e autenticitetit ë dezertimit të këtij të fundit.
Në sintezë, një shembull i qartë konspiracioni, që dëshiron të bëjë të besohen dy presupozimet e saj, por të cilat përjashtojnë njëra tjetrën, domethënë: si Golitsyn, ashtu edhe Goleniewski qenë agjentë ekspertë, të besueshëm de autoritarë, të specializuar në dizinformacion dhe në operacione inteligence. Në këtë pikë, ku është e vërteta, duke pasur parasysh se në ambientin e spiunazhit shpesh e vërteta ekziston në më shumë se një?
(nga Storica)
Përgatiti
ARMIN TIRANA