Berisha: Aleanca e Ramës me Vuçiçin shkelmon interesin kombëtar!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u ndal në Durrës sërish te çështja e rrëzimit të rezolutës për gjenocidin serb.

“A mund të imagjinosh që ne të votojmë kundër gjenocidit serb në Srebrenicë? U them ju se për secilin prej nesh, edhe ne që votuam, është një njollë e madhe turpi kombëtar. Një komb i qytetëruar nuk mund ta bëjë kurrë këtë. Nuk mund të shkelë mbi shpirtrat e viktimave të pafajshëm të Srebrenicës, por edhe mbi shpirtrat e viktimave shqiptare, nga Molla e Kuqe deri te Kulla e Lumës apo në Përbreg te zona tjetër.

Parlamenti shqiptar, me urdhër të Edi Ramës, e bëri këtë.

…Serbia është vend i rëndësishëm në rajon, por Serbia lëkundet mes Rusisë-Kinës dhe Perëndimit. Ka një faktor madhor të lidhur direkt me presidentin e tyre. Ky faktor është gjenocidi. Pa njohur gjenocidin, në Europë nuk mund të futen dhe ky është interesi më i madh i Serbisë. Mirëpo njohja e gjenocidit, ku një prej autorëve të gjenocidit është Vuçiçi që thoshte se duhen vrarë 100 myslimanë për një serb.

Por si mund ta lidhim Shqipërinë në sqetullën e tij? Sot shkojmë e lidhemi verbërisht, duke shkelmuar interesin kombëtar, me Beogradin dhe izolojmë Prishtinën. Sot në vend që kombi të jetë dy herë më i fuqishëm, e pjesëton Edi Rama me aleancën me Beogradin.

Por çfarë bëjmë ne? Cili është reagimi ynë? Duhet të bindim çdo shqiptar dhe besoj se argumentet i kemi të jashtëzakonshëm. Asnjëherë, përveçse në diktaturën hoxhiste, nuk është vepruar kundër qenies dhe identitetit tonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply