Berisha: Po të mos ishim ngritur, do ishim lolo të qeverisë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar nga Durrësi bashkëpunimin mes Enkelejd Alibeajt dhe Edi Ramës, vazhdimësi i raporteve Rama-Basha. Po të mos ishin ngritur demokratët, tha Berisha, opozita sot do të ishte kukull dhe lolo në duart e qeverisë.

“U shpreha që revolucioni nuk ndalet më dhe koha e provoi. Sot ja ku jemi, opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Nëse nuk do të ngriheshim do të ishim një lolo. Vegël e një qeverie. Shembullin po e shihni në marrëdhëniet Rama-Alibasha. Nëse arritëm sot në këtë stad, mbi 40 mijë anëtarë dhe anëtare të PD, të vendosur për rikthyer në partinë tonë vlerat më të mira. Si e arritëm këtë? Ne po rrokulliseshim pas disfatës së pësuar pas 25 prillit. Ne moralisht po lëngonim në atmosferën e asaj disfate. Ne e arritëm se secili prej jush morën një vendim: Ndal, nuk ecët më kështu. Nuk pranohet kjo gjendje. Kjo ndodhi. Sot ja ku jemi, të vërtetë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply