Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, përsëriti dy mesazhe në Durrës: Ai tha se duhet ndryshuar edhe mentaliteti i shoqërisë, njësoj siç ndryshoi edhe Partia Demokratike.
Disa herë, Berisha tha se, janë mbi 40 mijë demokratë të vendosur, ndërsa rikthimin e tij e krahasoi me atë të Steve Jobs.
“Unë shoh kudo shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë. Në këmbë. Kaluam të gjitha këto vështirësi.
Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka të qetë.
Vendi ka opozitë të vërtetë tani.
Më duhet t’i them: PD e vërtetë dhe në këmbë e ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë. Je i pashpresë.
Tani i them, kthimi im është si kthimi i Steve Jobs. Atë që pas një serie pabesirash, e nxorën në rrugë, por ai me iPod, iPad, Apple ndryshoi botën.
Ne do ndryshojmë Shqipërinë.
Ndaj ju ftoj të votoni më 22 maj.
Mos harroni se më 22 maj ka dy procese. Ai për kryetarin e PD dhe një tjetër për presidentin kukull”, tha Berisha.